Oficeri i policisë përplas për vdekje këmbësorin në aksin Maliq-Lozhan
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Kolanec mbrëmjen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur teksa një këmbësor është goditur nga një mjet duke gjetur vdekjen menjëherë.
Mësohet se viktima është banor i fshat Maliq, i cili ka qenë duke ecur në këmbë nga qyteti i Maliqit në drejtim të fshatit të tij ndërkohë që mjeti që e ka aksidentuar ka qenë duke lëvizur nga Lozhani në drejtim të qytetit të Maliqit.
Burime të siguruara thane se drejtuesi i mjetit është një oficer policie i komisariatit të Maliqit i cili ka qenë me shërbim në këtë aks rrugor ku lëvizin edhe refugjatë si dhe persona të dyshuar për prerjen e lëndëve drusore.
Duhet thënë se i gjithë segmenti i rrugës është pa ndriçim, ç’ka e bën të vështirë edhe fushëpamjen e drejtuesve të mjeteve.
Njoftimi zyrtar i policisë:
Rreth orës 18:10, në aksin rrugor “Maliq-Lozhan”, automjeti me drejtues shtetasin D. Q.,(punonjës policie), ka përplasur shtetasin B. H., rreth 67 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, 67-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor dhe AMP ndodhen në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 07:39 OBSH: Inteligjenca artificiale në shëndetësi po ecën më shpejt se rregullat
- 07:37 Argjentina përmbys Anglinë 2-1 dhe siguron finalen e Kupës së Botës
- 07:33 Hegseth: Ushtria amerikane do t’i nënshtrohet testeve për testosteronin
- 07:29 SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut forcojnë bashkëpunimin për sigurinë, në përgjigjie të kërcënimeve bërthamore
- 07:11 SHBA zgjeron sulmet ndaj Iranit, Teherani kundërpërgjigjet
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës