Barcelona në krye të La Ligës, fiton 3-1 me përmbysje ndaj Atletico Madrid

3 Dhjetor 2025 | 15:15

Barcelona mbetet në krye të klasifikimit të La Ligës pas fitores ndaj Atleticos në “Camp Nou”, në një atmosferë të jashtëzakonshme.

Miqtë nga Madridi kaluan të parët në avantazh, por nuk mundën të ruanin rezultatin, duke u ndëshkuar tre herë nga blaugranët.

Të besuarit e Diego Simeone gjetën avantazhin në minutën e 19-të me golin e Baenës, por Raphinha riktheu ekuilibrat pak më vonë.

Në minutën e 36-të, Lewandowski shpërdoroi një mundësi të artë nga pika e bardhë e penalltisë, me topin që përfundoi në tribunë.

Në pjesën e dytë, vendasit u treguan edhe më kërkues, ku Olmo shënoi golin e dytë për të dërguar shifrat në 2-1. I ardhur si zëvendësues, Ferran Torres vulosi fitoren 3-1 për katalanasit, që marrin kështu tre pikët e radhës dhe qëndrojnë në krye të La Ligës.

Barcelona ka aktualisht 37 pikë pas 15 javësh kampionat, duke ruajtur garën e fortë me rivalët historik, Real Madridin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare

Në një skenë të huaj, nën dritat e Sanremos, nuk u dëgjua thjesht muzikë… u dëgjua zemra e Shqipërisë që rrihte fort. Azgan Haklaj, së...
21:00 | 28/06/2026

Një person bie nga shkëmbi, forcat e kërkim-shpëtimit nisen drejt malit të Gopeshit

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në malin e Gopeshit, në njësinë administrative të Moglicës, në Maliq. Sipas informacioneve paraprake, një person...
20:46 | 28/06/2026

Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike

Një nga operacionet më të mëdha kundër korrupsionit në historinë moderne të Irakut është duke u zhvilluar, me forcat e sigurisë që kanë arrestuar politikanë,...
17:18 | 28/06/2026