Interi shkatërron Venecian 5-1 dhe kalon në çerekfinalet e Kupës së italisë
Interi ka avancuar pa problem në fazën tjetër të Kupës së Italisë, pasi të mërkurën mposhti Venecian në shtëpi.
Një duel i cili foli vetëm për zikaltrit, që e nisën mirë që në minutat e para duke rrezikuar kundërshtarin dhe e ndëshkuar më tej në minutën e 18-të me Diouf.
Fraksioni i parë do të prodhonte edhe dy gola të tjerë për Interin, me autorë Esposito dhe Thuram.
Pjesa e dytë nisi po njësoj, me Interin të hedhur në sulm. Nuk do të vononte shumë goli i radhës i realizuar nga Thuram dhe pas tij Bonny, ndërsa më herët miqtë shënuan golin e nderit me Sagrado.
5-1 dhe milanezët avancojnë në fazën çerekfinale, ku presin të njohin kundërshtarin e radhës.
Më herët e siguruan kalimin më tej Atalanta dhe kampionët e Serisë A, Napoli. Këta të fundit e mbyllën kohën e rregullt në barazim 1-1 me Cagliarin, por triumfuan pas ekzekutimit të penalltive me shifrat 9-8.
Atalanta nuk hasi vështirësi ndaj Genoas, duke i shënuar 4 herë, teksa goli i parë pa si autor mbrojtësin shqiptar Berat Gjimshiti.
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë