Ndërtimi përballë rritjes së kostos së pagave, çmimet e materialeve nuk ndryshojnë

4 Dhjetor 2025 | 13:52

Kostot e ndërtimit po lëvizin ngadalë këtë vit. Indeksi i Kushtimit në Ndërtim për tremujorin e tretë të vitit 2025ka arritur 114. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rritja është 1.4%, çka  tregon se çmimet në ndërtim nuk po rriten më me të njëjtin vrull si më parë.

Në analizën vjetore të grupeve kryesore, rritja më e fortë vërehet te shpenzimet për paga, të cilat janë rritur me 6.6%. Ky është një sinjal i qartë i shtimit të kostos së fuqisë punëtore në ndërtim.

Pas pagave, rritje kanë shënuar edhe shpenzimet për makineri dhe kostot e tjera, të dyja me 2.4%, ndërsa shpenzimet për transport janë rritur me 1.7%. Në të kundërt, shpenzimet për materiale kanë rënë me 0.6%, duke reflektuar një ulje të çmimeve në këtë grup.

Në përgjithësi, të dhënat tregojnë një rritje të moderuar të kostove në sektor, të nxitur kryesisht nga paga dhe shpenzimet operacionale, ndërsa ulja e çmimeve të materialeve ka zbutur disi presionin e përgjithshëm në kosto.

Indeksi mat ecurinë e çmimeve të materialeve të ndërtimit, të fuqisë punëtore dhe të shpenzimeve të tjera kapitale që përdoren në ndërtimin e një banese tip. Ai është një tregues i rëndësishëm ekonomik për sektorin e ndërtimit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026