VIDEO/Messi për ish-trajnerin Guardiola: Më i miri nga të gjithë, shumë i kompletuar
Ylli argjentinas, Lionel Messi në një intervistë të zhvilluar së fundmi për ESPN ka reaguar për një video të vjetër të trajnerit të Machester City-t Pep Guardiola. Messi gjatë fjalës së tij theksoi se Guardiolën nuk e njihte përpara së ai të bëhej trajner i Barcelonës teksa e cilësoi atë si person të veçantë.
“Ka trajnerë jashtëzakonisht të mirë, por ai ka diçka të ndryshme. Për mua, ai është më i miri nga të gjithë”, tha Messi.
Sulmuesi argjentinas ka punuar me shumë trajnerë, por ai e vendos Guardiolën mbi të tjerët.
“Kur bëhet fjalë për të parë gjërat, për t’u përgatitur për ndeshjet dhe për të komunikuar me lojtarët, ai është shumë i kompletuar. Ai është më i miri dhe ne ishim me fat që e patëm te Barcelona”, shtoi ai.
Messi tha se nuk është i impresionuar nga suksesi i Guardiolës teksa shtoi se kudo që shkon ai lë gurmë duke fituar trofe.
“Ai shkoi në vende të tjera dhe vazhdoi të fitonte. Nuk është vetëm për shkak të fitores, por për shkak të mënyrës se si luanin ekipet e tij”, shtoi ylli i Inter Maimi.
Sipas Messit, Guardiola ndryshoi mënyrën sesi luhet Liga teksa theksoi së këtë e bëri te Bayern por edhe në Angli me Manchester Cityn. Gjatë intervistës së tij Messi gjithashtu foli edhe për të ardhmen e tij teksa theksoi se shpreson për më shumë sukses me Argjentinën vitin e ardhshëm.
Argjentina do të shkojë në Kupën e Botës 2026 që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada si kampione në fuqi, pasi ngriti trofeun e vitit 2022 në Katar.
“Një Kupë Bote është shumë e vështirë”, tha Messi. “Çdo ekip mund të të shkaktojë probleme, mund të të eliminojë. Topi mund të godasë shtyllën dhe të shkojë brenda ose jashtë, mund të humbasësh me penallti.
Në ndeshjen e fundit, patëm fat që, edhe pse ishim skuadra më e mirë si në Holandë ashtu edhe në Francë, na u desh të shkonim te penalltitë, dhe aty patëm bishën që ishte Emiliano Dibu i cili na bëri të fitonim. Por mund të shkosh te penalltitë dhe të mos fitosh”, theksoi Messi.
Le pusieron un clip de Guardiola elogiándolo y Messi devolvió la pared con clase máxima:
“Hay técnicos extraordinariamente buenos, pero él tiene algo diferente a la hora de ver las cosas, de preparar los partidos y de cómo transmitirlo”.pic.twitter.com/oPndWI72Yi
— JugaBet Argentina (@jugabetarg) December 4, 2025
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare
Një person bie nga shkëmbi, forcat e kërkim-shpëtimit nisen drejt malit të Gopeshit
Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike
- 23:00 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)