Aksidenti i rëndë në Pogradec: 5 persona të lënduar transportohen në spital

5 Dhjetor 2025 | 15:10

Lidhur me aksidentit e rëndë të ndodhur këtë të premte në aksin Pogradec-Tushemisht mësohet se si pasojë e përplasjes janë plagosur pesë persona.

Tre prej të dëmtuarve, anëtarë të së njëjtës familje nga Korça, udhëtonin me njërin prej mjeteve dhe për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore po transportohen drejt Tiranës për ndihmë të specializuar.

Dy personat e tjerë, që ndodheshin në makinën tjetër, janë në gjendje të qëndrueshme dhe po marrin trajtim mjekësor në spitalin e Pogradecit.

Sipas burimeve pranë policisë, dyshohet se shkak i aksidentit është bërë automjeti tip “Benz”, ku udhëtonte familja me tre anëtarë, i cili dyshohet se i ka prerë rrugën mjetit tjetër në kryqëzim.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi zyrtar i policisë:

Rreth orës 14:30, në rrugën e Tushemishtit, automjeti me drejtues shtetasin P. H., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. P.

Si pasojë, është dëmtuar shtetasi R. P. dhe 2 pasagjerë që ndodheshin me të në mjet, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi P. H. është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Me pankarta dhe flamuj në duar, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Ka nisur marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë teksa këtë të mërkurë shënohet dita e 32-të e protestës. Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar...
19:54 | 01/07/2026

LIVE-Dita e 32-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Qytetarë të shumtë edhe këtë të mërkurë kanë nisur protestën e radhës para Kryeministrisë. Grumbullimi si zakonisht nisi në orën 19:00 teksa sot shënohet dita...
19:35 | 01/07/2026

Dita e 32-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”

Edhe këtë të mërkurë, qytetarët kanë nisur të mblidhen për protestën e radhës e cila po vijon prej 32 ditësh në kryeqytet. Aktivistë dhe qytetarë...
19:20 | 01/07/2026