Dialogu Kosovë-Serbi, Kurti dhe Osmani shprehen para Lajçak dhe Palmer se zgjidhja është njohja reciproke
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti paraqitën para zyrtarëve të lartë amerikanë dhe evropianë, Matthew Palmer dhe Miroslav Lajcak vizionin e tyre se çfarë presin nga dialogu me Serbinë.
Presidentja Vjosa Osmani, tha se në procesin e dialogut me Serbinë, për Kosovën është thelbësore të respektohet integriteti territorial, rregullimi i brendshëm kushtetues dhe shtetëror, si dhe funksionaliteti i vendit.
“Ne presim që procesi të përfundojë me njohjen reciproke, duke i respektuar këto parime, dhe që marrëveshja të jetë plotësisht e zbatueshme”, tha Osmani, duke shtuar se çështja e personave të zhdukur dhunshëm gjatë luftës së fundit në Kosovë, duhet të jetë prioritet në dialog.
Sipas një njoftimi nga Zyra e Presidentes, Lajçak dhe Palmer “ritheksuan edhe një herë mbështetjen e tyre të plotë për procesin e dialogut dhe përmbylljen e tij me marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti ka theksuar në takim se bashkëpunimi dhe koordinimi mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rreth procesit të dialogut “është i mirëseardhur, sepse është i domosdoshëm”.
Kryeministri Kurti ka deklaruar se në mes të qershorit do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç për vazhdimin e dialogut, i cili duhet të jetë kapitulli i ri, ku dy shtetet shkojnë si palë të barabarta. Zgjidhja, ka theksuar kryeministri Kurti, duhet të jetë njohja reciproke.
Një ditë më parë zv.ndihmës sekretari i ShBA Matthew Palmer zhvilloi takime me krerë të partive opozitare, të cilët prej kohesh kanë kërkuar që roli i SHBA në dialog të jetë më i madh.
Dy zyrtarët po qëndrojnë në Kosovë, në prag të rifillimit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.
Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë ka nisur në vitin 2011, por herë pas here ka pasur ndërprerje.
LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani dhe ambasadorja Soderberg diskutojnë për fuqizimin e grave në jetën politike
Dialogu Kosovë-Serbi, analisti: Ka një bashkim forcash mes SHBA dhe BE
Palmer e Lajçak në Prishtinë, takojnë Osmanin, Kurtin dhe opozitën para rifillimit të dialogut me Serbinë
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë