Dëmtuan vitrinën e Xhevahireve të Kurorës në Londër, arrestohen 4 persona
Katër persona janë arrestuar pasi dëmtuan Xhevahiret e Kurorës në Kullën e Londrës duke përdorur krem pastiçerie dhe thërrime molle.
Incidenti ndodhi mëngjesin e kësaj të shtune,duke shkaktuar dëmtimin e kutisë mbrojtëse ku ekspozohej Kurora Shtetërore Perandorake.
Policia Metropolitane njoftoi se katër persona u arrestuan me dyshimin për dëme kriminale dhe u dërguan në paraburgim.
Për shkak të hetimeve të vazhdueshme, Shtëpia e Xhevahireve të Kullës së Londrës mbetet e mbyllur për publikun.
Grupi “Take Back Power”, i cili e përshkruan veten si një lëvizje e re civile jo e dhunshme, mori përgjegjësinë për incidentin. Në një deklaratë, grupi tha se veprimi kishte për qëllim të kërkonte krijimin e një asambleje të përhershme qytetare – një “Dhomë të Popullit” – me kompetenca për të taksuar pasurinë ekstreme dhe për të “rregulluar Britaninë”.
LEXONI GJITHASHTU:
GJKKO kthen dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi
Berisha merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI në Bruksel, në cilësinë e Zëvendëspresidentit të organizatës
Kushtet në IEVP Shënkoll, Avokati i Popullit: Mbipopullim i rëndë, duhet të ishte spital e jo burg me dy psikiatër
- 17:12 Sulmet ndaj Teheranit, SHBA: Goditëm me dronë detarë një nëndetëse dhe bazën ushtarake në Iran (VIDEO)
- 17:01 Humbi jetën në moshën 25-vjeçare, autoritetet nisin hetimet për vdekjen e futbollistit Jayden Adams
- 16:53 Tensionet në Lindjen e Mesme, Jemeni mbyll të gjitha aeroportet pas sulmit në pistën e Sanaas
- 16:50 Kritika ndaj ish-kryeministrit spanjoll, Mariano Rajoy pas deklaratave për ekipin francez
- 16:36 GJKKO kthen dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi
- 16:36 Trump rivendos bllokadën e porteve të Iranit, planifikon të faturojë me 20% të gjitha ngarkesat e transportuara