Skandali i basteve, skuadra turke nuk plotëson dot numrin e lojtarëve për ndeshje

6 Dhjetor 2025 | 14:09

Një episod i çuditshëm vjen nga Turqia aty ku skuadra e Yeni Malatyaspor nuk ka mundur dot ta vijojë ndeshjen, pasi 7 lojtarë janë të pezulluar për hetimet e basteve, duke bërë që të mos përballet dot me Isparta 32 Spor.

Në pamjet e publikuara shihen skuadrat që dalin nga fusha pasi nuk mund të zhvillohet sfida.

Turqia u trondit një ditë më parë nga një skandal i madh në futboll. Arrestime në lidhje me akuzat për trukim ndeshjesh dhe baste janë duke u zhvilluar në disa qytete.

Midis të ndaluarve janë lojtarët e njohur të futbollit të Fenerbahçes dhe Galatasarayt, Mert Hakan Jandas dhe Metehan Baltaci, si dhe gjyqtari Zorbaj Kucuk, për shkak të transaksioneve të dyshimta financiare në llogaritë bankare. Dyshohet se Baltacci ka vënë baste në ndeshjet e ekipit të tij, ndërsa Jandas ka përdorur platforma të ligjshme bastesh përmes palëve të treta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026