VIDEO/ Himara në historinë botërore, Agim Agushi hyn në Librin e Rekordeve Guinness
Agim Agushi ka marrë certifikatën zyrtare të Guinness World Records, duke konfirmuar përfundimisht rekordin e tij unik të vendosur më 2 maj 2025 në Himarë, gjatë aktivitetit festiv të çeljes së sezonit turistik.
Gjatë performancës së tij mbresëlënëse, Agushi arriti të xhonglojë me kokë një top futbolli ndërkohë që veshi 14 bluza radhazi, një sfidë që kërkon aftësi të larta teknike, durim dhe talent të veçantë.
Performanca u monitorua dhe u verifikua nga përfaqësues të Guinness World Records, të cilët tashmë e kanë bërë zyrtarisht pjesë të librit botëror të rekordeve.
Dhjetëra qytetarë dhe vizitorë të pranishëm në ceremoninë e çeljes së sezonit turistik në Himarë u bënë dëshmitarë të këtij momenti historik, që vendos qytetin bregdetar në hartën e rekordeve botërore.
Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare
Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë
Hidhet shorti i Superiores, derbi Partizani-Tirana luhet në javën e 6-të
- 14:02 Dosja “Aruba”, Gjiknuri padit për shpifje avokatin Llangozi: Të publikojë prova ose të dorëzojë licencën
- 13:40 PD bojkotoi seancën parlamentare, Salianji: Është shërbimi më i madh që mund t’i bëhet Edi Ramës
- 13:34 Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare
- 13:23 Kupa e Botës 2026, Kane dhe Bellingham kanë shënuar 12 nga 13 golat e Anglisë
- 13:03 Emërimi i përfaqësuesit të ri të lartë për Bosnje dhe Hercegovinën në axhendën e ministrave të BE-së
- 12:59 Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë