Punimet në ujësjellësin në Vlorë, të mërkurën kufizim i furnizimit me ujë

8 Dhjetor 2025 | 09:31

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë ka njoftuar këtë të hënë qytetarët dhe bizneset se të mërkurën, më 10 dhjetor do të kryhen punime të rëndësishme në kuadër të projektit të ri të ujësjellësit të qytetit.

Ndërhyrjet do të zhvillohen në depon 4000 m³, ku po ndërtohet dhoma e komandimit, si dhe në Stacionin e Pompimit Nr. 4, ku parashikohet zëvendësimi i saracineskës në hyrje.

Për shkak të punimeve, stacionet e pompimit do të stakohen që në orën 08:00 të mëngjesit, duke sjellë kufizim total të furnizimit me ujë për gjithë qytetin e Vlorës dhe zonën bregdetare gjatë kohës së punimeve.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lundronin pranë pushuesve, gjobiten dy drejtues mjetesh ujore në Vlorë

Policia Kufitare e Vlorës ka gjobitur dy persona, ndërsa u ka bllokuar edhe mjetet e tyre ujore, pasi dyshohet se kanë lundruar pranë bregut duke...
12:50 | 11/07/2026

Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit

Policia e Kukësit ka zhvilluar një operacion antikanabis në fshatin Gështenjë, ku ka shpallur në kërkim një 63-vjeçar dhe djalin e tij 29-vjeçar, ndërsa ka...
10:42 | 11/07/2026

Dhuna ndaj të miturës në Fier, gjykata jep masat e sigurisë për tre vajzat e dyshuara, ja për çfarë akuzohen

Gjykata e Fierit ka caktuar masa sigurie ndaj tre të miturave të dyshuara për përfshirje në ngjarjen e dhunës ndaj një minoreneje, pamjet e së...
10:13 | 11/07/2026