EMRI/ Dy vjedhje në një ditë, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë

8 Dhjetor 2025 | 11:12

Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë. I riu i identifikuar si Skender Kamberi mësohet se kryente vjedhje gjithashtu kishte shtyrë një të mitur të kryente vjedhje. I arrestuaru rezulton i dënuar edhe më parë për vjedhje.

Sipas policisë ai vodhi një shumë parash dhe produkteve të ndryshme në një market. Ai gjithashtu ka vjedhur një shumë parash në një lokal. Këto dy vjedhje janë regjistruar më datë 6 dhjetor.

“Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Përsëritësi”. Kryente vjedhje dhe shtynte një të mitur 13 vjeç për të kryer vjedhje, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 21-vjeçari. 21-vjeçari i dënuar më parë për vjedhje. Sekuestrohen veshje policie, radio, pranga, municion luftarak dhe një shumë parash.

Në vijim të punës hetimore dhe operacionale, me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të vjedhjeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin “Përsëritësi”.

Në kuadër të këtij operacioni u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi S. K., 21 vjeç, banues në Tiranë. Nga hetimet rezultoi se më datë 20.11.2025, shtetasi S. K. ka vjedhur, me thyerje, produkte të ndryshme në një market.

Gjatë veprimeve hetimore u provua se ky shtetas ka bashkëpunuar dhe ka nxitur një të mitur 13 vjeç për të kryer vjedhje, konkretisht: vjedhjen e një shumë parash dhe produkteve të ndryshme në një market; vjedhjen e një shumë parash në një lokal, të dyja vjedhjet të ndodhura më datë 06.12.2025.

Po ashtu, gjatë hetimeve u zbulua se 21-vjeçari i ka shitur një shtetasi tjetër veshje uniforme policie, një radio, një palë pranga, si dhe municion luftarak. Punohet ende për të përcaktuar burimin e sigurimit të këtyre sendeve të kundërligjshme.

Të gjitha sendet e kundraligjshme, bashkë me një shumë parash që dyshohet të jenë të vjedhura, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026