Bie vëmendja e rinisë për librin, Ymeri: Të ndërhyjnë institucionet në bibloteka
Vëmendja e rinisë ndaj librit po bie, e këta të fundit shfaqen gjithnjë e më rrallë mes rafteve të librave.
Kryetari i shoqatës së botuesve, Petrit Ymeri se mungesa e tyre tregon një problem më të thellë, të rinjtë nuk po rriten më në një ambient ku libri apo letërsia janë pjesë e përditshmërisë.
“Më vjen keq të them por një moshë e caktuar të rinjsh po fillon e mungon në libra. Gjimnazistë shumë pak, kam frikë se këta gjimnazistë që nuk janë tifozë të librit. Kjo tregon se ata nuk janë rritur në një ambient libror, ku flitet për librin, letërsinë e kulturën. Kjo gjë na shqetëson, të rinjtë nuk janë më të interesuar për librin. Vëmendja e rinisë për librin ka filluar po bie”, tha Ymeri.
Sipas tij, janë institucionet që duhet të ndërhyjnë menjëherë, sidomos tek biblotekat.
“Kësaj gjëje, institucionet duhet t’i përgjigjen me një presion të madh të punës me librat, dhe në radhë të parë me biblotekat. Libri duhet të jetë kudo i pranishëm. Ky lloj presioni i shoqërisë, duke i ofruar shoqërisë kulturën përmes librit”, shtoi ai.
Në këtë kontekst, theksohet edhe roli i pazëvendësueshëm i shkollës. Sipas Ymerit shkolla duhet të jetë një nga shtyllat kryesore që e orienton të rinjtë drejt leximit.
“Ne jemi vazhdimisht në kërkim të rrugëve të shëndosha e bindëse, sepse vetëm kështu sigurojmë vazhdimësinë e punës me brezat”.
Më tej ai shton se duhet bashkëpunim i gjerë shoqëror në mënyrë që libri të mos humbasë terren përballë ndikimeve të reja teknologjike dhe mënyrave të reja të argëtimit.
3 zyrtarë shqiptarë pretendojnë se nuk u lejuan të hyjnë në Shqipëri, reagon Dogana e Qafë-Thanës
Bardhi nga Parlamenti Europian: Kuvendi është zhveshur nga funksioni i tij, opozitës iu refuzuan pesë kërkesa
Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, rrezikohen banesat pranë zonës
- 19:39 Trump paralajmëron Iranin për sulme të reja: Do ta godasim fort sonte
- 19:34 Shefi i OKB-së: Duhen 296 mln dollarë për të ndihmuar të mbijetuarit e tërmetit në Venezuelë
- 19:31 3 zyrtarë shqiptarë pretendojnë se nuk u lejuan të hyjnë në Shqipëri, reagon Dogana e Qafë-Thanës
- 19:27 Irani i përgjigjet Trumpit: Ai kupton vetëm gjuhën e forcës
- 19:22 Rritet konsumi i alkoolit dhe drogave gjatë verës, mjekët: Kujdes nga kombinimet e rrezikshme
- 19:21 Starmer: NATO doli më e fortë dhe më e bashkuar nga samiti