Kryeministri Rama ultimatum ndërtuesve pa leje t’i shembin vetë objektet deri të hënën
Nga Shëngjini, Kryeministri Edi Rama paralajmëroi të gjithë ata që kanë ndërtuar pa leje që të nisin t’i shembin vetë objektet në fjalë, në të kundërt duke nisur nga dita e hënë do të përballen me Kodin Penal.
“Të lexojnë Kodin Penal se çfarë i pret në momentin kur konstatohet flagranca nga policia e shtetit dhe në momentin kur duhet të ballafaqohen drejtpërdrejtë për këto shkelje të rënda dhe të fillojnë ‘i prishin vetë”, u shpreh z. Rama.
Kryeministri u bëri thirrje të gjithë atyre që janë të vetëdijshëm për faktin se kanë shkelur ligjin me anë të ndërtimeve pa leje, që të marrin masat paraprakisht, si një mënyrë për t’ju lehtësuar atë që pëson.
“Operacioni fillon të hënën e ardhshme dhe unë dua që t’ua përcjell këtë mesazh, të gjithë atyre që e dinë vetë se janë në kushtet e shkeljes së rëndë të ligjit, të marrin masat tani se do të jetë vonë nga e hëna, për t’ju shmangur përballjes deri në fund me ligjin”. theksoi kryeministri.
Z. Rama me anë të këtij mesazhi ju drejtua të gjithë personave që kanë marrë pjesë në ndërtimin e një objekti pa leje, nga inxhinierët e deri te punëtorët e ndërtimit, duke i bërë të gjithë përgjegjës përpara ligjit.
Dua t’ua bëj të qartë të gjithë zinxhirit, që nga inxhinierët konstruktorë tek punëtori më i fundit që përfshihet në këto ndërtime se me Kodin Penal, janë të gjithë pjesë e fajësisë dhe përgjegjësisë. Të gjithë do të ndalohen dhe do të penalizohen.
Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 18:21 Zvicra përforcon sigurinë, vendos 4,000 trupa për Samitin e G7
- 18:16 Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
- 18:14 Irani paralajmëron plane të reja për Hormuzin: Do të vendosim tarifa shërbimi, jo taksa
- 18:10 Ish-këshilltari i Trump drejt pranimit të fajësisë, John Bolton rrezikon deri në 5 vite burg për mbajtje të paligjshme të dokumenteve sekrete
- 18:07 I dërguari special i Putinit: Rusia dhe SHBA drejt marrëveshjes për ndërtimin e një tuneli nën Ngushticën e Beringut
- 17:54 “Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill