“Avokati i Popullit”, reagon Berisha: Intrigë e PS për të zgjedhur Endri Shabanin
Zgjedhja e “Avokatit të Popullit” këtë të martë ka qenë pjesë e debateve në opinionin publik. Fillimisht debati nisi në Komisionin e Ligjeve, ku deputetët e PS-së nuk pranuan tërheqjen e firmave nga deputetët e PD-së, një kërkesë e paraqitur disa ditë më parë nga kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.
Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe kreu i PD-së, Sali Berisha, i cili e komentoi situatën në një konferencë për shtyp. Sipas Berishës, opozita do të refuzojë të marrë pjesë në votim, sepse, siç tha ai, PS-ja ka ngritur një “intrigë” për të zgjedhur kandidatin Endri Shabani.
“Narko-mazhoranca ka bërë një lojë të turpshme me këtë proces, por ne e kemi ndjekur me vëmendje. Ne kemi qenë të bindur për intrigat dhe banalitetin e tyre. Nëse ju kujtohet, para disa ditësh, pikërisht këtu, Taulant ‘Toyota Yaris’, me shumë mbiemra, deklaroi se këtë çështje ia kishin lënë opozitës, dhe unë ju thashë se do të pendohen. Dhe tani tregojnë se janë penduar. A mund ta imagjinoni? Opozita ka tërhequr të gjitha firmat për të gjitha kandidaturat e tjera, përveç atyre të përzgjedhura prej nesh, që janë: Besim Ndregjoni, Adriana Kalaja, Jola Hysaj, Aranita Brahaj, Haluci, Dardan Mustafa. Këta janë kandidaturat tona. Çfarë bënë sot? Futën kandidaturën e tyre, e cila, në kuadër të 27 kandidaturave, kishte marrë firmat. Por ne i tërhoqëm firmat. Dhe Ulsi Manja me Taon thonë se nuk njohin tërheqjen e firmave, duke arritur deri në këtë deklaratë të turpshme, vetëm për të nxjerrë atë që kërkon Edi Rama. Kështu që ne tërhiqemi totalisht nga procesi. Ne nuk jemi më palë në procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Kjo është një histori e turpshme e Edi Ramës, i cili u përpoq, por ne nuk marrim pjesë në farsë. Nëse ia lënë PD-së, ne u treguam të arsyeshëm: nuk thamë ‘ose ky, ose asnjë tjetër’. Ne paraqitëm disa kandidatura, ndërsa ata shtuan kandidaturën e tyre, që është Endri Shabani. PD tërhiqet nga procesi. PD nuk merr pjesë në proces,” – tha Berisha.
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim
Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit
Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë