Kreu i ri i SPAK, Ambasada Britanike: KLP të realizojë proces të lirë e transparent

10 Dhjetor 2025 | 16:03

Ambasada Britanike në Tiranë ka reaguar më anë të një postimi në facebook lidhur me zgjedhjet e kreut të SPAK që pritet të zhvillohet ditën e nesërme të 11 dhjetorit.

Ambasa Britanike thekson se sa i rëndësishëm është ky hap për Shqipërinë me qëllim forcimin e shtetit të së drejtës, kryesisht të zhvilluar në mënyrë transparente.

“Zgjedhja e Drejtuesit të SPAK është një hap i rëndësishëm në përparimin e Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit. Është e rëndësishme që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ta realizojë këtë proces në mënyrë të lirë, të drejtë dhe transparente. Mbretëria e Bashkuar pret me padurim të bashkëpunojë me këdo që do të zgjidhet për të vazhduar dhe forcuar marrëdhënien tonë të shkëlqyer”, shkruan Ambasada Britanike në Tiranë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr i madh në Koxhas të Fushë-Shijakut, flakët i afrohen autostradës Tiranë-Durrës (VIDEO)

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë pasditen e kësaj të hëne zonën e Koxhasit, në Fushë-Shijak. I favorizuar nga era e fortë, zjarri...
16:48 | 06/07/2026

Shpërthim me tritol në Shkodër, lënda plasëse ishte vendosur në një automjet. Policia jep detaje

Një shpërthim me tritol është regjistruar këtë të hënë në fshatin Gimaj në Shkodër. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e...
14:15 | 06/07/2026

3 pozicione për anëtarë të KLP, Çela: Prokurorët e interesuar të paraqesin kërkesën me shkrim deri më 21 korrik

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela këtë të hënë shpalli thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit nga prokurorët për tre pozicione për anëtarë në Këshillin...
14:00 | 06/07/2026