Qeveria e RMV-së shkarkon Kryeprokurorin Ljupco Kocevski, vendimi i kalon Kuvendit
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur për shkarkimin e Kryeprokurorit të shtetit, Ljupco Kocevski.
Këtë e bëri të ditur zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva, duke theksuar se me këtë vendim po vazhdohet procedura që ishte ndërprerë për shkak të kufizimeve ligjore gjatë periudhës zgjedhore.
Qeveria i propozon Kuvendit që ta shkarkojë Kocevskin nga funksioni i Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa më vonë Parlamenti duhet ta votojë propozimin.
Zëdhënësja Miteva tha se kryeprokurori ka shkelur dinjitetin e këtij funksioni me shkeljet e rënda.
“Kemi konstatuar shpalosje të paautorizuar të informacioneve dhe të dhënave për çështjet gjyqësore, duke shkelur kështu detyrimin për mbrojtjen e sekretit të procedurës sipas ligjit. Kjo ka sjellë dëmtim të imazhit të Prokurorisë Publike dhe imazhit të tij personal. Mungesa e veprimit në përputhje me detyrimet e parashikuara në Kushtetutë, ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare është një tjetër shkelje. Si pasojë e shkeljeve të kryera, funksionaliteti i dëmtuar i Prokurorisë Publike është evident dhe integriteti i saj është dëmtuar seriozisht”, thotë Marija Miteva, zëdhënëse e Qeverisë së RMV.
Kryeprokurori thotë se vendimi është i pabazuar dhe politik.
“Ky është një vendim i tyre politik. Unë do të vazhdoj të punoj sipas ligjit, me drejtësi dhe ndershmëri. Kushti për të më shkarkuar është që të kem bërë shkelje të rëndë disiplinore, ndërsa Këshilli i Prokurorëve Publik nuk ka bërë një konstatim të tillë”, thotë Lupço Kocevski, kryeprokuror i RMV-së.
Kjo procedurë ishte njoftuar fillimisht më 1 gusht, por u pezullua përkohësisht. Kujtojmë se më 29 korrik Parlamenti votoi për interpelancë në lidhje me punën e Kocevskit, i cili refuzoi të jepte dorëheqjen.
Pas tragjedisë në Koçan, Kryeministri Hristijan Mickoski kishte njoftuar për pezullimin e procedurës për të lejuar Prokurorinë të përqendrohej në hetim që të mos humbiste kohë.
Tani, çështja e shkarkimit të Lupço Kocevskit, pas vendimit të Qeverisë, kalon për votim përfundimtar në Kuvend.
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim
Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit
Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
- 19:23 Araghchi takim me ministrin e jashtëm të Omanit, në fokus Ngushtica e Hormuzit dhe zgjidhja e tensioneve me SHBA
- 19:13 Kolonja, destinacioni i të huajve, ushqimi dhe natyra ‘magnet’ për ta
- 19:12 Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
- 18:46 Hoxha me të rinjtë në Jalë: Anëtarësimi në BE kërkon përfshirjen tuaj. Evropa fillon në shtëpi
- 18:44 Gazetarët e New York Times thirren për të dëshmuar për raportimin e tyre për Air Force One
- 18:34 E rëndë në Kolonjë, ndërron jetë një 36-vjeçar. E zuri poshtë një trup druri teksa e ngarkonte