“Rendi i ri”, shfaqja me regji të Kiço Londos në skenën e Teatrit Kombëtar
Në përpjeke për të siguruar një jetë më të mirë për veten dhe familjen tre njerëz të dëshpëruar, që i bashkon kriza rrëmbejnë një ish-ministre dhe drejtoreshë banke.
Shfaqja “Rendi i Ri”, e katalanasit Sergi Pompermayer me regji të Kiço Londos, erdhi për publikun shqiptar në skenën Teatrit Kombëtar.
Në qendër të saj është një histori mbijetese në një mjedis të ashpër ekonomik dhe shoqëror, por mbi të gjitha, një reflektim i fortë mbi shpresën dhe dinjitetin njerëzor.
“Revoltat tek ne shuhen, sepse shpesh drejtohen nga njerëz që as nuk i duan dhe as nuk i besojnë revoltat; madje kanë frikë prej tyre. Mendoj se, ndër të tjera, shfaqja jonë është një shuplakë ndaj realitetit tonë të kalbur, jo vetëm ekonomik, por edhe social. Kemi arritur në fund”, tha regjisori Kiço Londo.
Nën interpretimin e aktorëve Era Caushi, Xhoana Karaj, Aleksandër Kondi dhe Igli Fusha, shfaqja teatrale sjell një rrëfim që flet për realitetin, por edhe për të vërtetat e heshtura të shoqërisë.
“Nëse ndjekim logjikën e historisë, kur fenomenet shkojnë në ekstrem, ato kthehen në të kundërtën e tyre. ‘Rendi i ri’ është një shfaqje për dhimbjen, për shpresën, për mungesën e dinjitetit; është një shfaqje për nënën, për pushtetin, për bankat dhe, në thelb, për të gjithë ne. Jemi përpjekur që përmes një reagimi estetik të ngjallim një reagim qytetar”, shtoi Kiço Londo.
Shfaqja e Teatrit Shëtitës vjen si një thirrje e fortë për më shumë ndershmëri, dhembshuri dhe humanizëm në një kohë kur këto vlera duken të rrezikuara.
LEXONI GJITHASHTU:
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve