Korçë, ekspozitë me 100 dokumente historike për 109-vjetorin e krahinës autonome

10 Dhjetor 2025 | 17:30

Një ekspozitë me materiale të papublikuara më parë u çel në Korçë me rastin e 109-vjetorit të shpalljes së krahinës autonome.

Ekspozita prezanton 100 materiale historike, shumica e të cilave paraqiten për herë të parë për publikun.

Historiani Niko Kotherja theksoi se këto dokumente tregojnë rrugëtimin e shqiptarëve dhe francezëve gjatë Luftës së Parë Botërore dhe historinë e formësimit të një njësi administrative shqiptare, e cila u krijua më 10 dhjetor 1916 dhe funksionoi juridikisht deri më 16 shkurt 1918. Flamuri shqiptar mbeti në Korçë deri në mars 1920, me praninë e francezëve.

“Janë mbi 100 materiale, një pjesë e tyre për herë të parë vijnë në ekspozim dhe janë në origjinal. Bëhet fjalë për dokumente që trajtojnë historinë e formësimit të asaj që ndodhi këtu 109 vite më parë”, thotë historiani Niko Kotherja.

Kotherja shtoi se Korça në vitin 1916 konsiderohej një shtet i plotë dhe njihej nga francezët si kryeqyteti i Shqipërisë.

“Flasim për një shtet të vogël të asaj kohe, që pasqyrohet edhe në një kartolinë të vitit 1918, ku një ushtar francez dërgon kartolinë familjes së tij me pamje nga qyteti i Korçës dhe shkruan ‘Korça, kryeqytet i Republikës Shqiptare’”, thotë historiani Niko Kotherja.

Me rastin e këtij jubileu, Këshilli i Qarkut të Korçës organizoi aktivitete të shumta, ku më i veçanti ishte parada e kostumografisë së qarkut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Filmi i ri “The Odyssey” ka shfaqur ditën e hënë premierën botërore në Londër, duke sjellë në ekranin e madh historinë e famshme të heroit...
13:26 | 08/07/2026

I jepet lamtumira e fundit aktorit të njohur Koço Qendro

I është dhënë lamtumira e fundit aktorit të njohur Koço Qendro. Në ceremoninë mortore morën pjesë familjarë, miq, kolegë, përfaqësues të institucioneve dhe qytetarë, të...
12:19 | 05/07/2026

Motorë dhe adrenalinë – Korça u gjallërua për dy net nga Moto & Rock Festival

Për dy net me radhë, Korça u shndërrua në një qendër të vërtetë feste, muzike dhe adrenalinë përmes organizimit të Korça Moto & Rock Festival....
12:13 | 05/07/2026