Operacioni i SPAK në Fushë-Krujë, GJKKO jep masat e sigurimit për 11 të arrestuarit
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg” për 11 persona, të dyshuar për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës.
Gjithashtu u vlerësua i ligjshëm arrestimi i tyre në flagrancë për veprat penale të dyshuara që lidhen me trafikun e narkotikëve dhe veprime të tjera kriminale për Islam Sefa (alias Xaka), Rexhep Rraja, Agim Nina (alias Lorenc Selmani), Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Zamir Aliaj (alias Çoku), Aldo Gjini (alias Iamandri), Sokol Qaja, Jani Çavo dhe Marvin Bushati.
Vendimi u mor nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Etleva Deda, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila ka ndjekur hetimet për disa muaj dhe ka siguruar prova për përfshirjen e të arrestuarve në aktivitet kriminal të organizuar.
Nga hetimet e SPAK dyshohet se ky grup është i përfshirë në aktivitet të paligjshëm të trafikimit të drogës nga Shqipëria drejt Malit të Zi me destinacion final Gjermaninë.
Në njoftimi ne SPAK thuhet se droga nisej nga Shqipëria drejt Turqisë, si dhe nga vendet e Amerikës së Jugut drejt Bashkimit Europian.
Ata kanë komunikuar përmes aplikacionit të enkriptuar “SkyECC” të cilat janë siguruar edhe me ndihmën e autoriteteve franceze të drejtësisë.
SPAK thekson se nga kontrollet e kryera janë sekuestruar 415.000 Euro, 11 telefona, 3 automjete, 1 armë zjarri model Glock me 9 fishekë dhe 1 orë ROLEX.
LEXONI GJITHASHTU:
- Goditja e grupit kriminal Rraja, reagon zyrtarisht SPAK mbi operacionin
- Operacioni i FNSH në Krujë, në kërkim edhe 4 persona të tjerë (EMRAT)
- Publikohen pamjet e operacionit/ SPAK godet grupin kriminal të familjes Rraja
- Karamuço detaje për operacionin në Fushë Krujë: 3 persona janë larguar drejt Dubait
AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset