Një udhëtim në muzikën e filmave shqiptarë, rikthehen tingujt e Haig Zacharian

11 Dhjetor 2025 | 17:27

Në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit u prezantua albumi pianistik “Eko e një kohe të largët”, ideuar dhe kuruar nga Ardita Bufaj.

Kjo e fundit solli kolonat zanore të filmave, të shkruara nga kompozitori i mirënjohur Haig Zacharian, një nga kompozitorët më të mëdhenj të muzikës shqiptare,

Të pranishëm në koncert ishin figura të njohura të artit dhe muzikës, të cilët ndanë kujtime nga e kaluara.

“Librarizmi në koncept e kishte jo vetëm në dukje, por edhe në bazë. Pianoja ishte në rastet e rralla që të kishim piano. Koncepti i librarizmit të Haigut dhe një metodë për të kërkuar muzikë. E kishe luksin për të devijuar nga regjimi socialist me gjuhën harmonike”, thotë Petrika Afezolli, dirigjent.

Albumi “Eko e një kohe të largët” solli rikthimin e tingujve që kanë shoqëruar filmat më të dashur shqiptarë, të rimenduar në një dimension pianistik, që u interpretua në piano nga Ardita Bufaj dhe Merita Balliua, të shoqëruara në oboe nga Xhovana Marku.

Më shumë se një promovim, koncerti erdhi si një udhëtim në kujtesën kolektive, një rikthim te emocionet që muzika e Haig Zacharian ka gdhendur për dekada.

Disa nga filmat, muzikën e të cilëve e ka kompozuar Haig Zacharian, janë: “Ilegalët”, “Dollia e dasmës sime”, “E fshehta e një nate”, “Yjet mbi Drin”, “Dorina”, “Përtej mureve të gurta” dhe “Një natë pa dritë”.

Haig Zacharian
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Filmi i ri “The Odyssey” ka shfaqur ditën e hënë premierën botërore në Londër, duke sjellë në ekranin e madh historinë e famshme të heroit...
13:26 | 08/07/2026

I jepet lamtumira e fundit aktorit të njohur Koço Qendro

I është dhënë lamtumira e fundit aktorit të njohur Koço Qendro. Në ceremoninë mortore morën pjesë familjarë, miq, kolegë, përfaqësues të institucioneve dhe qytetarë, të...
12:19 | 05/07/2026

Motorë dhe adrenalinë – Korça u gjallërua për dy net nga Moto & Rock Festival

Për dy net me radhë, Korça u shndërrua në një qendër të vërtetë feste, muzike dhe adrenalinë përmes organizimit të Korça Moto & Rock Festival....
12:13 | 05/07/2026