Zelensky: SHBA po propozojnë një zonë të lirë ekonomike të demilitarizuar
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi të enjten se Shtetet e Bashkuara po shtyjnë për krijimin e një “zone të lirë ekonomike” të demilitarizuar midis trupave ruse dhe ukrainase në lindje të vendit, si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme për t’i dhënë fund luftës.
Sipas Zelensky-t, propozimi parashikon tërheqjen e forcave ukrainase nga disa territore të rajonit të Donetskut, ndërsa trupat ruse – sipas kompromisit të sugjeruar – nuk do të hynin në këto zona, të cilat tashmë zyrtarë amerikanë i kanë quajtur “zonë të lirë ekonomike”.
Ai theksoi se plani nuk përfshin detyrimin e Rusisë për t’u tërhequr nga rajoni i Donetskut, apo nga zonat që kontrollon në Kherson dhe Zaporizhzhia. Megjithatë, sipas tij, parashikohet largimi i trupave ruse nga rajonet e Kharkivit, Dnipropetrovskit dhe Sumit.
Zelensky shtoi se dy pikat kryesore të mosmarrëveshjes me SHBA-në lidhur me marrëveshjen janë statusi i rajonit të Donetskut dhe kontrolli i ardhshëm mbi centralin bërthamor të Zaporizhzhias.
“Kemi dy tema kryesore që mbeten të hapura: territori i Donetskut dhe gjithçka që lidhet me të, si edhe centrali bërthamor i Zaporizhzhias. Këto çështje vazhdojmë t’i diskutojmë,” deklaroi Zelensky në konferencën e tij për shtyp në Kiev.
Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën
Rama pret në Kryeministri François Hollande, i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia merr në pyetje administratore e Sori-Al
- 14:51 Iranianët në vështirësi për ta siguruar bukën e gojës teksa çmimet vazhdojnë të rriten
- 14:45 Ministrja suedeze merr foshnjen me vete në mbledhjen e qeverisë
- 14:45 Rusia dhe Ukraina vijojnë shkëmbimin e të burgosurve, lirohen 320 persona
- 14:40 Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën
- 14:38 Fyerje, diskriminim, dhunë, vdekje – DW: Ekspertët paralajmërojnë për rritjen e racizmit anti-musliman në Gjermani
- 14:36 Brukseli propozon zgjatje të statusit për refugjatët ukrainas