“Braho në vijimësi të linjës së Dumanit”, analisti: SPAK ka mbështetje ndërkombëtare
Duke komentuar në “Now me Erla Mëhillin” zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, analisti Ervis Iljazaj tha se Braho është vijimësi e linjës së Dumanit dhe ka mbështetje ndërkombëtare.
Iljazaj thekson se roli i ndërkombëtarëve është kyç në funksionimin e SPAK-ut, duke siguruar mbështetje që strukturat e drejtësisë të veprojnë pa frikë ndaj individëve me pushtet dhe të forcojnë besimin e qytetarëve tek sundimi i ligjit.
“Ndikimi amerikan nuk është vetëm në Shqipëri, por në të gjitha shtetet e Evropës. Donald Trump është njeriu më me ndikim në Evropë. Emërimi i Klodian Brahos është një vijimësi e Altin Dumanit dhe mbështetjes ndërkombëtare që kanë aleatët për këtë strukturë. Shqipëria ka vuajtur për mungesën e kurajos për të hetuar njerëzit me pushtet. për këtë ka vuajtur vendi ose prokuroria shqiptare. Menaxherë gjenden plot, por çështja është kush ka kurajo. Shqipëria ka vuajtur për njerëz kurajozë për të thyer një mentalitet dhe kjo strukturë në tre vitet e Dumanit e ka thyer këtë mentalitet, mitin e pandëshkueshmërisë. Ka dhe një detaj aty që zoti Braho ka qenë drejtor i seksionit të luftës kundër korrupsionit. Fakti që zgjidhet në krye të SPAK-ut, në gjykimin tim, drejtuesi i seksionit të luftës kundër korrupsionit, për mua është një mesazh. Hetimet do të vazhdojnë kundër njerëzve me pushtet. Kush e bën diferencën në SPAK e bën mbështetja e hapur e amerikanëve dhe BE-së për këtë strukturë. Këta prokurorë këtu kanë qenë, nuk u bënë Falkone dhe Borselino, por ajo që ka ndryshuar është insistimi i aleatëve ndërkombëtarë për të ngritur këtë strukturë. Ata kanë interesa dhe, e para, janë interesat e sigurisë së tyre, nuk e pranojnë dot një vend ku korrupsioni, bandat dhe krimi lulëzojnë. E konsideroj absurde habinë për prezencën e ndërkombëtarëve në këtë strukturë. Ju mendoni se Evropa do sjellë miliona euro dhe ti vjedhin këtu? Patjetër që do shkojnë te SPAK-u, patjetër do të mbikëqyren. Dhe ne çuditemi pse është ambasadori i BE-së atje. Prezenca e ndërkombëtarëve aty është për interesat e tyre”, tha Iljazaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës