Kurti: Anija me ndihma humanitare të Kosovës niset nga Turqia drejt Gazës

13 Dhjetor 2025 | 12:42

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar këtë të shtunë se anija ndihmat humanitare të Qeverisë së Kosovës popullin e Gazës, është nisur nga porti i Mersinit në Turqi drejt enklavës.

Kurti thekson se ndihmat kanë vlerë 500 mijë euro. Sipas tij ndihmat përfshijnë tenda, ushqime dhe batanije. Ai shton se dërgimi i ndihmave u bë i mundur vetëm pas marrëveshjes së fundit të paqes, të arritur nën udhëheqjen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

“Sapo morëm njoftimin se anija e ngarkuar me ndihmën humanitare të Qeverisë së Republikës së Kosovës, e dedikuar për popullin e Gazës, është nisur nga porti i Mersinit në Turqi. Dërgesa jonë humanitare, me vlerë prej 500 mijë euro, përfshin tenda, pako ushqimore, batanije dhe 158 mijë racione të ushqimit të ngrohtë për banorët në nevojë atje.

Edhe pse Qeveria e Republikës së Kosovës e ka marrë këtë vendim që në janar, realizimi i tij u bë i mundur vetëm pas marrëveshjes së fundit të paqes, të arritur nën udhëheqjen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Kjo ndihmë humanitare përfaqëson angazhimin e Republikës së Kosovës si pjesë e solidaritetit ndërkombëtar dhe përkushtimin tonë për të mbështetur popullatën civile që po përballet me vështirësi tejet të mëdha në Gaza.

Na gëzon fakti që jemi qeveria e parë e Republikës së Kosovës që arrijmë të ofrojmë një mbështetje të tillë për banorët e Gazës. Shpresojmë që ajo të kontribuojë, qoftë edhe në mënyrë modeste, në lehtësimin e vuajtjeve dhe në përpjekjet për paqe, siguri dhe stabilitet për të gjithë.

Me këtë rast, dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për Republikën e Turqisë dhe Gjysmëhënën e Kuqe Turke, për bashkëpunimin e ngushtë dhe ndihmën në realizimin e këtij operacioni humanitar”, shkruan Kurti në Facebook.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani paralajmëron plane të reja për Hormuzin: Do të vendosim tarifa shërbimi, jo taksa

Irani thotë se do të kërkojë të vendosë tarifa shërbimi për anijet që kalojnë Ngushticën e Hormuzit në këmbim të sigurimit të sigurisë së anijeve,...
18:14 | 04/06/2026

Ish-këshilltari i Trump drejt pranimit të fajësisë, John Bolton rrezikon deri në 5 vite burg për mbajtje të paligjshme të dokumenteve sekrete

Ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i SHBA-së, John Bolton, pritet të deklarohet fajtor në një çështje që lidhet me trajtimin e dokumenteve të klasifikuara të sigurisë...
18:10 | 04/06/2026

I dërguari special i Putinit: Rusia dhe SHBA drejt marrëveshjes për ndërtimin e një tuneli nën Ngushticën e Beringut

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara pritet të nënshkruajnë një marrëveshje për vijimin e projektimit të një tuneli që do të lidhë dy vendet përmes Ngushticës...
18:07 | 04/06/2026