Bonusi i fundvitit nuk kënaq pensionistët në Belsh: Do marrim ilaçe
Shpërblimi i fundvitit, sipas pensionistëve në Belsh, nuk zgjidh asgjë. Ata thonë se më e dobishme do të ishte një rritje e qëndrueshme e pensioneve, pasi çmimet janë rritur ndjeshëm dhe kostot bazë janë të papërballueshme.
Shumica e të moshuarve tregojnë se bonusi do të shpenzohet i gjithi për barna dhe vizita mjekësore, që janë edhe shpenzimi i tyre më i madh mujor.
“I tërhoqa, unë mora 150 mijë. Mendon që është mjaftueshëm? Mjaftueshëm… jo, nuk mjafton, ka shumë shpenzime. Çmimet janë të larta. Si ja bëni ju pensionistët? Si ja bëjmë… i ngelim në qafë fëmijëve. Është e vështirë, pensioni është i pakët”, është shprehur një pensionist.
Sakaq, një pensionist tjetër është shprehur se bonusi nuk mjafton as për ilaçe.
“Nuk mjafton, ato nuk dalin për ilaçe. 50 mijë lekë shkojnë vetëm ilaçe. Pastaj buka, uji… janë të gjitha. Çmimet janë shumë të larta. Edhe ata s’kanë faj, se shumica kanë ikur… pleqëria ka ngel këtu, rinia ka ikur në kurbet. Sa e vështirë është të jetoni vetëm, me çmimet që janë të larta e pensionet e ulëta? E vështirë është, po çfarë të bëj… do hamë me pak”.
“Ku del pensioni? Jo sëmundje, jo vizita… Kur bie sëmundja, s’del fare. Unë marr 190 mijë lekë, çfarë të bëj me atë? Të marr ilaçe për tensionin, diabetin, yndyrnat… i kam të gjitha me lekë. Po shpërblimi? Ku mjafton… sa të blejmë një gjel deti dhe asgjë tjetër”, është shprehur një pensioniste.
Megjithëse ka edhe pensionistë që e mirëpresin këtë ndihmë, ndërkohë që shumica thonë se shuma e marrë nuk i mbulon nevojat bazike të ditës.
“Çfarë shpërblimi na japin njëherë në vit ata… edhe çfarë? Tallen me ne. Janë të larta çmimet? Janë shumë, në çdo vend, jo vetëm në Belsh. I përballoni me këtë pension? Ku i përballojmë… çfarë të marrim me paratë? Ilaçet? Të hamë, të pimë? Si ja bëni? Si t’ja bëjmë… rrijmë pa ngrënë”, ka treguar një pensionist.
“Nuk na mjafton, kjo është lëmoshë. Për dy veta nuk na del kurrë. Pension i dobët… 40 vite punë dhe 200 mijë lekë doli. Shumë e vështirë është, nuk përballohet jeta”, është shprehur një pensionist tjetër.
Qeveria po shpërndan 15 mijë lekë për pensionet deri në 20 mijë lekë në muaj dhe 10 mijë lekë për pensionet mbi këtë vlerë. Por për pensionistët në Belsh, ky bonus mbetet larg nevojave reale të përditshme.
LEXONI GJITHASHTU:
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq