Dronët izraelitë godasin Libanin jugor, tre të vdekur dhe disa të plagosur
Tre persona kanë humbur jetën pas sulmeve me dronë nga Izraeli në Libanin jugor, raportoi Ministria e Shëndetësisë e Libanit. Dronët izraelitë goditën dy makina pranë fshatit Jwaya në distriktin kufitar të Tyre dhe në autostradën midis qyteteve Safed dhe Baraashit. Dy qytetarët që ishin në makinat e goditura u shtruan në spital, por vdiqën nga plagët e marra.
Një tjetër viktimë ishte një burrë libanez që u vra në mëngjes, ndërsa po ngiste një motoçikletë në qytetin Yatar në distriktin kufitar të Bint Jbeil. Një këmbësor kalimtar gjithashtu u plagos në shpërthimin e dronit dhe mori ndihmën mjekësore.
Në zonën Shebaa, në juglindje të Libanit, dronët izraelitë shkatërruan dy ekskavatorë të përdorur në punimet e ndërtimit, por nuk u raportuan viktima.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichai Edri, tha se sulmet ajrore kishin për qëllim eliminimin e anëtarëve të organizatës shiite Hezbollah, të cilët, sipas tij, ishin të përfshirë në rindërtimin e infrastrukturës së sabotuar të njësisë speciale Radwan të Hezbollah-ut.
LEXONI GJITHASHTU:
Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë
U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 14:19 Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Ddisa të plagosur (VIDEO)
- 14:13 Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura
- 13:51 Shkon në 5 numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë