Shërbime botoksi në mënyrë të paligjshme, dënohen 3 shtetase të Kosovës në Slloveni
Tri shtetase të Kosovës janë dënuar me gjobë dhe janë dëbuar nga Sllovenia pasi një hetim zbuloi se ato ofronin procedura kozmetike me mbushës dhe Botox në mënyrë të jashtëligjshme.
Në hetim morën pjesë edhe punonjës të Administratës Financiare të RS (FURS), të cilët konstatuan disa shkelje, ndër to reklamim të paligjshëm, punë në të zezë dhe punësim në të zezë, shpjegoi drejtori i Zyrës Financiare Maribor, Marko Horvat, shkruajnë mediat sllovene.

“Një shtetase kosovare, pa regjistrimin përkatës, ushtronte veprimtari shëndetësore dhe, njëkohësisht, punësonte edhe persona të tjerë nga vende të treta, gjithashtu shtetas kosovarë, të cilët punonin për të në të zezë”, tha ai.

Dy prej shtetaseve të Kosovës u shoqëruan për t’u marrë në pyetje dhe, për shkak të shkeljes së ligjit, iu lëshua vendim për kthim vullnetar; gjithashtu u detyruan të paguanin nga 800 euro. E treta mori gjobën më të lartë, 2000 euro, pasi i kishte ndihmuar dy të parat të qëndronin në mënyrë të paligjshme në Slloveni.
LEXONI GJITHASHTU:
Vala e të nxehtit në Francë vazhdon, që nga mesi i qershorit 74 vdekje
Ra në ujë, burri i ministres italiane Eugenia Roccella zhduket në një liqen pranë Romës
Mijëra hungarezë i bashkohen marshimit të parë të Krenarisë në Budapest që nga humbja e Orbanit
- 12:14 Kroçiera “Nautica” mbërrin në Portin e Durrësit me 665 turistë në bord
- 12:01 Venezuelë, familja e ish-lojtarit të Atromitos, Lucas Trejo, gjendet e vdekur në rrënoja
- 11:19 Australia shtrëngon kontrollin mbi rrjetet sociale, gjoba deri në 99 milionë dollarë për shkeljen e ligjit
- 10:43 Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet
- 10:29 Aksident në Novoselë, përplasen një makinë dhe një motor, plagoset drejtuesi i motomjetit
- 10:23 “Ata kanë nevojë që zgjidhja të mos vijë kurrë, Rama: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos