Rama: Do të dekriminalizojmë shpifjen për gazetarët
Duke folur në Konferencën e VII Kombëtare për të Drejtën e Informimit, kryeministri Edi Rama bëri me dije se qeveria do të përjashtojë gazetarët nga ligji për shpifjen.
Sipas tij, ky është një hap drejt lirisë së fjalës ndërsa theksoi se kjo nismë përbën një angazhim konkret dhe jo vetëm një deklaratë politike, duke shtuar se synimi është krijimi i një klime më të favorshme për ushtrimin e profesionit të gazetarit.
“Dua të them se, ndërkohë, kemi marrë një angazhim tjetër që tregon të kundërtën e asaj që thuhet nga ‘gota gjysmë bosh’, që është dekriminalizimi i shpifjes për gazetarët. Nuk është se ka pasur ndonjë gazetar që është goditur penalisht nga paditë e qeverisë në këto vite, as nuk ka pasur padi për gazetarët, të cilat i kemi ndaluar prej vitesh. Kjo nuk shënohet tek arsyet për t’u ndjerë të lirë dhe me krahë në punë, sipas ‘gotës gjysmë bosh’. Ne do ta bëjmë edhe këtë hap tjetër që shkon në drejtim të lirisë së fjalës dhe relaksimit të situatës së gazetarëve në tërësi. Shpresoj që kam adresuar disa çështje, por ka edhe të tjera për të diskutuar. Ne nuk jemi thjesht në kushtet kur shprehim vullnet, por në mënyrë sistematike përpiqemi që vullnetin ta materializojmë me progres”, tha Rama.
Rama u shpreh se duke ju referuar indeksit të transparencës të publikuar së fundmi, Shqipëria ka bërë një kapërcim rreth 5% brenda këtij viti, duke kaluar nga 73% në 78% në indeksin e transparencës, ndërkohë që mesatarja e përgjithshme globale është 62% dhe ajo rajonale është 69%.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 09:07 Rikthehet MABCO në Aeroportin e Vlorës pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet rinisja e punimeve
- 09:06 Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 09:00 Ekuadori përmbys Gjermaninë me rezultatin 2-1 dhe kalon në fazën eliminatore të Botërorit
- 08:53 Kompania tajvaneze: Një anije u godit nga një objekt i panjohur në brigjet e Omanit
- 08:50 Holanda fiton 3-1 ndaj Tunizisë, siguron një vend në raundin tjetër
- 08:47 Mbyllet pas më pak se një viti burgu “Alcatraz”, DeSantis: Përmbushi rolin e emergjencës për të cilin ishte ndërtuar