“Kam makina që kanë qenë të Policisë Rrugore”, korçari që ruan automjetet e vjetra
Medi Halilaj është një koleksionist i njohur nga Korça, i cili ka pasion të madh për motorët dhe makinat klasike. Koleksioni i tij përfshin modele të rralla, si Fiat Topolino të viteve ’50-’60, si dhe makina dhe motorë që dikur përdoren nga policia rrugore në Shqipëri.
“Që fëmijë, babai im punonte në ushtri dhe kishte një motor, me të cilin më merrte në festa. Pasi mbarova shkollën e mesme fillova në Parkun e Industrisë ku kishte makina. Profesioni im ka qenë elektroauto, dhe kam punuar 43 vite pune, kam patur dëshirë të restauroja çdo lloj motorri, ëndrra ime është realizuar”, tha Medi.
Më tej, Halilaj theksoi se: “Ky është një motor unik që kam restauruar dhe që ndodhet në këtë muze. Është përdorur nga ushtria jonë nga ushtarët dhe quhet tricikël. Ky motor ka luajtur në 5 filma.Ky është një motor që është përdorur dikur nga policia rrugore. Kam marrë tipin e këtij motori dhe e kam restauruar. Viti i prodhimit është 1960. Këtë motor e kemi blerë në Tiranë. Është prodhim rus. “Ky është një motor që është përdorur për persona me aftësi të kufizuara.
Ky është një motor për gara. Unë kam pasur një aksident me motor dhe u betova që nuk do të hipja më, ndenja nji vit shtrirë, por ky është një pasion i vërtetë, është si sëmundje. Kemi biçikleta, përfshirë një biçikletë me motor që i përkiste njërit nga ushtarët francezë”, tha ai.
Ai së bashku me mikun e tij, Arbenin, ka ruajtur dhe rikuperuar shumë automjete të vjetra, duke u kujdesur që ato të mbeten pjesë e trashëgimisë kulturore automobilistike.
“Këto janë foto të familjes së mikut tim, Arben. Kjo është një biçikletë angleze, disqet e saj janë të bëra prej druri. Këto janë makina të policisë rrugore. Njëra prej tyre është e viteve ’80. Kjo makinë është një Fiat Topolino. Edhe ka kushtuar 8,000 euro”, tha Medi Halilaj.
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur