Festat e fundvitit festohen jashtë vendit, shqiptarët surprizojnë me zgjedhjet

17 Dhjetor 2025 | 20:35

Festat e fundvitit, shumë familje, i gjejnë jashtë vendit. Një zgjedhje që disa e bëjnë prej vitesh. Sigurisht që dhe ofertat nisin shumë me herët, 2 deri në 3 muaj më parë. Kërkesa e lartë ka bërë që dhe cmimi të rritet.

Shqiptarët janë bërë klientë të zgjuar dhe kapin oferta të mira, sepse në fundvit ofertat nuk janë ato që publikohen gjatë gjithë vitit. Çmimet rriten pasi kërkesat janë të larta. Automatikisht rriten çmimet e akomodimit, fluturimeve dhe gjithçka vjen me radhë.

Interesi për destinacione të reja tregon se shqiptarët po kërkojnë gjithnjë e më shumë përvoja ndryshe dhe janë të gatshëm të paguajnë më shumë për ta kaluar ndërrimin e viteve në vende atraktive, edhe nëse kjo do të thotë shpenzime të larta për vetëm një natë festive.

Një familje që dëshiron të kalojë festat e fundvitit, duke përfshirë edhe natën e Vitit të Ri, me katër persona, në këtë moment mund të shkojë deri në 4,000–5,000 euro, duke përfshirë fluturimin, akomodimin, transfertat dhe qëndrimin sipas prenotimit.Londra mbetet on top nga destinacionet më të kërkuara dhe padyshim më të bukura për atmosferën festive, marketet dhe zbukurimet.

Krahas qyteteve të njohura europiane, në fokus janë futur destinacione si Malta, Qiproja Greke dhe Tenerife, të cilat ofrojnë eksperienca ndryshe për Vitin e Ri, me klimë më të butë dhe oferta të veçanta festive.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026