Serbia po përgatitet për luftë! Eksperti i sigurisë: Hiqet neutrale, por në fakt…
Selam Shkodra, ekspert sigurie, ka folur në Balkan Talks lidhur me luftën Rusi-Ukrainë, e cila vijon të mbetet e tensionuar. Eksperti shpjegon gjithashtu nëse këto konflikte ndikojnë në rajonin tonë.
“Rasti i luftës apo i invazionit brutal të shtetit rus ndaj Ukrainës ka krijuar një precedent të rrezikshëm dhe mund të shkaktojë tensione të reja. Duke marrë parasysh Evropën Juglindore, historikisht dhe aktualisht një nyjë strategjike për shkak të pozicionit gjeografik që lidhet me Evropën Qendrore dhe lidhjet afër, kontakti me fuqitë e mëdha si BE, NATO, Rusia, Kina dhe Turqia është i pashmangshëm në rajonin tonë për shkak të përbërjes demografike dhe pranishmërisë së multinacionaleve.
Nëse nuk do të kemi një reagim të qartë në këtë “laborator gjeopolitik”, mund të prishen ekuilibrat e njohur mes Lindjes dhe Perëndimit. Shqiptarët e kanë të qartë se ku qëndrojnë, ndërsa të tjerët shpesh shmangin këtë qartësi. Serbia, për shembull, ka një përgatitje ushtarake të dukshme për konflikt.”-tha Shkodra.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari nga SHBA-ja: Marrëveshja me Iranin, e detyruar. Do të sillte një katastrofë globale
Analiza në “Balkan Talks”, gazetari: Erdogani synon të rrisë ndikimin e Turqisë në Lindjen e Mesme
Lufta nis sërish? Gazetari nga Moska: Memorandumi SHBA-Iran, pushim para stuhisë
- 20:16 Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
- 20:06 Vizita në Paris, Rama: Shqipëria, partnere strategjike e Francës në Ballkan
- 20:04 Irani mohon deklaratat e JD Vance për inspektorët ndërkombëtarë në impiantet bërthamore
- 20:03 GJEDNJ kundër Shqipërisë në tre çështje vetingu: Konstatohen shkelje në rastet Osmani, Elezi dhe Kadana
- 20:00 Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 19:53 Dita e 24-t e protestave në Tiranë, protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë