FSHF ndëshkon Flamurtarin pas incidenteve: 8 ndeshje pa spektatorë dhe gjobë

22 Dhjetor 2025 | 18:48

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka dhënë këtë të hënë vendimin në lidhje me incidentet e dhunshme që ndodhën në stadiumin e Vlorës në ndeshjen Flamurtari – Tetuta, ku ka dënuar ekipin vlonjat me zhvillimin e 8 (tetë) ndeshjeve pa spektatorë dhe gjobë në masën 500,000 (pesëqind mijë) lekë.

Kujtojmë që të shtunën në ndeshjen mes Flamurtarit dhe Teutës pas tensioneve të shumta në fushën e lojës, një konflikt mes lojtarëve nxiti edhe reagimin e tifozëve, duke përshkallëzuar dhe situatën.

Tifozë hynë në fushë dhe pati konfuzion, duke detyruar ndërprerjen e ndeshjes. Menjëherë ka pasur prani të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Forcat Shqiponja, për të vënë situatën nën kontroll.

Vendimi i plotë

  1. Flamurtari FC, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, duke lejuar hyrjen e personave të paautorizuar në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 6/3/b, 8, 13/2, 17/1, 17/2/a, 17/2/h dhe 77 të KDE, dënohet me zhvillimin 8 (tetë) ndeshjeve pa spektatorë dhe gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë.

Për shkak të natyrës së rëndë të shkeljeve, cenimit të sigurisë së lojtarëve dhe interesit publik të garës, masa disiplinore e zhvillimit të ndeshjeve pa spektatorë nuk lejohet të konvertohet ne perputhje me nenin 75 te KDE

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026