Milori analizon protestën: Fjalimi i Berishës përfaqëson një kthesë strategjike
Gazetarja Mirela Milori, e ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, komentoi protestën e kësaj të hëne të opozitës, duke analizuar deklaratat dhe qëndrimet e mbajtura nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Sipas Milorit, protesta dhe fjalimi i Berishës përfaqësojnë një kthesë strategjike në mënyrën se si opozita synon të veprojë në vijim.
Ajo theksoi se Berisha shfaqi hapur një platformë bashkëpunimi të gjerë, duke iu drejtuar jo vetëm partive opozitare, por edhe intelektualëve, fermerëve dhe grupeve të interesit, në një përpjekje për të zgjeruar bazën e mbështetjes kundër qeverisë.
Gazetarja vuri në dukje se gjuha e përdorur nga Berisha ishte e ashpër dhe e drejtpërdrejtë, duke e cilësuar kryeministrin Edi Rama jo më si kundërshtar politik, por si armik të Shqipërisë. Për Milorin, kjo retorikë synon të maksimalizojë spektrin opozitar dhe të krijojë një moment politik të favorshëm për mobilizimin e qytetarëve.
“Sot zoti Berisha shtriu dorën e bashkëpunimit ndaj gjithë partive opozitare, ndaj intelektualëve, ndaj fermerëve që të bëjnë siç bëjnë fermerët në Greqi, ndaj gjithë grupeve të interesit. Sepse zoti Berisha nuk e cilësoi më Edi Ramën si kundërshtar politik, por e cilësoi si armikun e Shqipërisë, një njeri që po ndikon në shuarjen e kombit. Kjo për mua ishte shpalosja e asaj platforme që zoti Berisha dhe opozita duan të ndjekin tani e tutje. A e ka strategji sepse e kuptoi që njerëzit nuk shkojnë në revoltë masive, apo sepse është vërtet strategji për të maksimalizuar spektrin e tij për të rrëzuar Ramën që e cilësoi si kapopandë, gjuha ishte e ashpër: ‘ja do vdesim, ja do rrojmë’. Ai tha: shtrij dorën e bashkëpunimit. Momenti i tyre është i artë politikisht dhe zoti Berisha, për mua, u soll sot si politikan. Parti politike është zoti Berisha, nuk është as orakull, as hologram. Prandaj të jemi të qetë të gjithë. Nëse njerëzit duan, si në Rumani, Bullgari apo Serbi ku sheshet janë mbushur kundër Vuçiçit, njerëzit dalin në shesh. Nuk po mbroj zotin Berisha, por cilido qoftë, njerëzit e tij i nxjerr në shesh. Nëse rrimë me idenë se ky nuk ngjall besim dhe se këtë tjetrin nuk e heqim dot, atëherë hajde të rrimë. Lapaj aty është t’i frymëzojë njerëzit”, tha Milori.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 09:49 Rritet në 304 numri i viktimave nga virusi Ebola në Kongo, 1155 raste të infektuara
- 09:45 Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
- 09:38 Do të votohet në nëntor, çfarë është taksa e propozuar për miliarderët në Kaliforni?
- 09:31 Koreja e Veriut teston sisteme të raketave, Kim Jong Un: Situata ndërkombëtare kërkon epërsi të plotë në forcën ushtarake
- 09:25 Vazhdojnë bisedimet Izrael-Liban në Uashington
- 09:20 Treni përplas makinën në Britani, humb jetën shoferja. Pasagjerja 8-vjeçare në gjendje kritike