Rrëmbimi dhe zhdukja e Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit, në gjyq tre persona

23 Dhjetor 2025 | 14:12

Prokuroria e Sarandës ka dërguar në gjyq tre persona në lidhje me rrëmbimin e Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit në vitin 2023.

Në gjyq janë dërguar shtetasit A.M., S.B. dhe S.L., ndaj të cilëve rëndojnë tre vepra penale: rrëmbimi dhe mbajtja peng e personit, deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore, si edhe trafikimi i mjeteve motorike.

Çështja për këta tre persona është e ndarë nga ngjarja e rrëmbimit ndërsa A.M. akuzohet për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”; S.B. për veprën penale “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”; ndërsa S.L. për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për gjetjen e shtetasve të rrëmbyer dhe identifikimin e personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje.

Njoftimi i plotë

“Prokuroria Sarandë dërgon në gjyq tre persona për tre vepra penale në lidhje me rrëmbimin e shtetasve L.Th. dhe F.S. në vitin 2023

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Sarandë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit A.M., S.B., dhe S.L. për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Trafikimi i mjeteve motorrike” parashikuar nga nenet 109/3, 305/b dhe 141/a/2 të Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.169/2023 dhe 369/2025 (ndarë nga procedimi penal nr.169/2023) në lidhje me ngjarjes e rrëmbimit të shtetasve L.Th. dhe F. S., dërgohet për gjykim çështja penale në ngarkim të të pandehurve si më poshtë:
1.​A. M, i dyshuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” parashikuar në nenin 109/3 dhe 25 të K.Penal;

2.​S. B, i dyshuar për veprën penale “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” parashikuar nga neni 305/b i K.Penal; dhe

3.​S. L, dyshuar për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorrike” parashikuar nga neni 141/a/2 i K.Penal.

Nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë po vijojnë hetimet për gjetjen e shtetasve të rrëmbyer dhe identifikimin e personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje”, thuhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026