Cërrik, banorët e lagjes Fermë prej 6 ditësh pa ujë të pijshëm
Banorët e lagjes Fermë në bashkinë Cërrik prej gjashtë ditësh po përballen me mungesën e ujit të pijshëm.
Ata shprehen se kjo situatë e ka bërë jetesën të vështirë, ndërsa theksojnë se deri më tani nuk kanë marrë asnjë informacion nga institucionet përgjegjëse për arsyet e ndërprerjes së furnizimit me ujë.
Sipas banorëve, mungesa e ujit po ndikon drejtpërdrejt në përditshmërinë e tyre, duke i detyruar të blejnë ujë për gatim ose ta sigurojnë tek fqinjët që disponojnë puse private. Ata thonë se e kanë të pamundur të përballojnë edhe nevojat më elementare, si higjiena personale.
Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet, duke e cilësuar situatën si jonormale dhe të papranueshme për kushtet minimale të jetesës.
Sipas tyre, rreth 400 familje po përballen me të njëjtin problem, por vetëm pak prej tyre pranojnë të flasin përpara kamerës.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset