INSTAT: Më shumë se gjysma e fondeve të kërkimit shkencor shkojnë për universitetet
Instituti i Statistikave i Shqipërisë ka publikuar raportin “Kërkimi shkencor dhe zhvillimi, 2024”, i cili sjell për herë të parë të dhëna të detajuara mbi fondet e alokuara nga buxheti i shtetit për kërkim dhe zhvillim shkencor.
Sipas këtij publikimi, në vitin 2024 shpenzimet publike për kërkim shkencor dhe zhvillim përbënin rreth 0.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, një nivel që tregon se investimet publike në këtë fushë mbeten ende të kufizuara krahasuar me standardet europiane.
Të dhënat tregojnë se pjesa më e madhe e fondeve publike është përqendruar tek institucionet e arsimit të lartë, të cilat kanë përfituar rreth 54.7% të totalit të financimit, duke reflektuar rolin kryesor që universitetet dhe strukturat akademike luajnë në zhvillimin e kërkimit shkencor në vend. Sektori qeveritar ka marrë 43.8% të fondeve, ndërsa sektori privat jofitimprurës mbetet me një peshë minimale, vetëm 1.5% e totalit, çka tregon për një përfshirje ende të ulët të këtij sektori në aktivitetet kërkimore të financuara nga shteti.
Sa i përket orientimit të fondeve sipas objektivave socio-ekonomike, raporti evidenton se më shumë se gjysma e financimit, rreth 52.6%, është dedikuar për përmirësimin e përgjithshëm të njohurive, kryesisht përmes kërkimit të financuar nga fondet e përgjithshme universitare. Kjo tregon se fokusi kryesor i shpenzimeve publike mbetet zhvillimi i kërkimit bazë dhe forcimi i kapaciteteve akademike, më shumë sesa orientimi drejt kërkimit të aplikuar apo inovacionit të lidhur drejtpërdrejt me sektorët prodhues.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës