“Zotin e kemi në ndërgjegje” Lea Ypi rrëfen se si gjyshja u bë thelbi i studimeve të saj filozofike
Gjyshja e saj është një tjetër protagoniste shumë e rëndësishme në librin e Lea Ypit. Teksa e përshkruan si një figurë shumë interesante dhe të dhimbshme Lea rrëfen se si gjyshja e saj, një njeri me privilegje të shumta përpara ardhjes së komunizmit, asnjëherë nuk arriti të akumulonte mllef apo urrejtje për atë regjim që i mori gjithçka, por jo dinjitetin.
“Gjyshja ka qenë autoriteti moral për mua, njeriu nga i cili merrja vlerat morale. Ajo ishte një figurë shumë interesante dhe e dhimbshme. Kishte lindur në Greqi, ishte mbesë pashai, në Shqipëri kishte punuar si gruaja e parë në administratë në qeverinë e Mehdi Frashërit dhe deri 25 vjeçe kishte bërë një jetë elitare privilegji, ndërkohë që me ardhjen e komunizmit, gjyshi u arrestuar dhe gjyshja jetoi në internim.
Ajo për të cilën shkruaj në libër është se ajo ka qenë një figure e dhimbshme, por që asnjëherë s’kishte mbledhur mllef dhe nuk kishte urrejtje. Në vitet 90 të gjithë nisën të flisnin për luftën e klasave dhe kishte hakmarrje. Po gjyshja ka qenë për mua një autoritet moral.
Ideja e saj ishte që njeriu nuk e humb kurrë dinjitetin. Është ajo që mund të quhet liria morale”, tregon Lea Ypi.
Ajo shpjegon pse mësimet e gjyshes i ka vënë në thelb të studimeve të veta filozofike.
“Ajo nuk ishte fetare, në fillim të viteve 90 e pyesja ‘a kemi Zot’, dhe ajo thoshte ‘Zotin e kemi në ndërgjegje. Këtë e kam bërë thelbin e studimeve të mia filozofike. Çfarë do të thotë që të mos kesh nevojë për një autoritet tjetër përreth vetes tënde dhe të kërkosh të jetosh në një shoqëri që e realizon atë sistem moral që ndjen brenda vetes.
Mua më rriti me të njëjtën frymë kritike ndaj shoqërisë, sado që ajo shoqëri premton se i ka realizuar idealet e lirisë dhe demokracisë ka gjithmonë diçka për t’u kritikuar dhe është e rëndësishme të kritikojmë në përpjekje për t’u përmirësuar”, thotë znj. Ypi.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve