Reshjet në Shkodër/ Benet Beci: Orët në vijim mund përkeqësohet situata
Kryetari i Bashkisë Shkodër ka postuar në rrjetin social facebook pamje nga mbledhja e zhvilluar me Shtabin e Emergjencave Civile të Bashkisë. Kryebashkiaku shkruan se pjesë e diskutimeve ishte gatishmëria dhe siguria e shtuar për shkak të reshjeve me intensitet të lartë.
Më tej, Beci shkruan se gjatë orëve në vijim, mund të ketë përkeqësim të situatës, ndaj kërkohet kujdes edhe nga vetë banorët.
“Në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave Civile në Bashkisë Shkodër, së bashku me Haki Çako, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, si dhe Holta Dudën prefekte e Qarkut Shkodër, u diskutua situata e gatishmërisë së shtuar si pasojë e prurjeve të mëdha në kaskadën e Drinit dhe reshjeve të pandërprera me intensitet të lartë.
Gjatë takimit u theksua zbatimi i një plani të detajuar monitorimi dhe koordinimi, me fokus parandalimin dhe reagimin e shpejtë ndaj çdo rreziku të mundshëm.
Duke qenë se orët në vijim mund të sjellin përkeqësim të situatës, u bëhet thirrje banorëve të rrisin vigjilencën dhe kujdesin, veçanërisht në zonat e ekspozuara.
Bashkia Shkodër në bashkëkoordinim me KESH dhe institucionet e tjera është në gatishmëri të plotë. Për çdo emergjencë apo informacion, qytetarët mund të kontaktojnë në numrin e telefonit: 069 606 0992.
Situata po monitorohet në mënyrë të pandërprerë dhe qytetarët do të informohen në kohë reale për çdo zhvillim të mëtejshëm”, shkruan Benet Beci, kryebashkiak i Shkodrës.
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk