Deklarata e Vuçiç lidhur me “aleancën ushtarake kundër serbëve”, reagon Kroacia
Ministri i Punëve të Brendshme të Kroacisë, Davor Bozhinoviç, bëri thirrje për paqe dhe bashkëpunim në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pas akuzave të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova kanë krijuar “një aleancë ushtarake kundër popullit serb”.
“Kroacia është anëtare e Bashkimit Evropian dhe gjithçka që bën në marrëdhëniet ndërkombëtare e bën në mënyrë transparente”, theksoi Bozhinoviç.
Pas pjesëmarrjes në pritjen tradicionale festive të organizuar nga Këshilli Kombëtar Serb (SNV) për të festuar Krishtlindjet sipas kalendarit Julian, Bozhinoviç tha se mesazhet për paqe dhe bashkëpunim janë diçka që duhet të jetë e përbashkët në rajon dhe në vendet fqinje.
Dita më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë vizitës në Trebinje, në entitetin boshnjak të Republikës Sërspka kishte thënë se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova nuk kishin krijuar një aleancë kundër Austrisë, sepse Austria është ushtarakisht neutrale, por kundër Serbisë dhe popullit serb.
“Në Beograd e kuptojmë mirë aleancën e re ushtarake të krijuar midis Zagrebit, Prishtinës dhe Tiranës”, deklaroi Vuçiç.
Ministrat e mbrojtjes së Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë nënshkruan në mars të vitit 2025 një deklaratë për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes. Atëbotë, Serbia reagoi ashpër, duke e parë si një nismë kundër saj.
Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb
Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid