Shtatë të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut
4 Qershor 2021 |
14:58
Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën shtatë persona si pasojë e COVID-19.
Të dhënat janë bërë publike nga Ministria e Shëndetësisë, e cila shton se nga 3109 teste të kryera, 16 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.
Qyteti më i prekur mbetet Shkupi pasi raporton numrin më të lartë të viktimave dhe të prekurve nga coronavirus.
Po ashtu listës totale të të shëruarve në orët e fundit i janë shtuar 28 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë evidentuar 155.379 raste pozitive, prej të cilëve 148.910 janë shëruar, kurse 5.442 kanë ndërruar jetë.
Aktualisht në vendin tonë janë 1 027 raste aktive, 427 prej të cilave në Shkup, ndërsa 109 në Kumanovë.
Lajme të Sugjeruara
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
- 12:06 Kina hedh poshtë akuzat e Trumpit për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2020: Trillime të pastra dhe shpifje
- 12:02 Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht
- 11:54 Pas valës vdekjeprurëse të të nxehtit, Franca goditet nga moti i keq! Humbasin jetën 3 persona (VIDEO)
- 11:35 Andy Burnham drejt postit të kryeministrit, pritet të marrë sot drejtimin e Laburistëve
- 11:16 Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja
- 11:12 Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona