Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje dherash dhe probleme me qarkullimin rrugor në Gjirokastër

10 Janar 2026 | 08:35

Ndërsa në vend vijojnë të jenë prezente reshjet e shiut, në qarkun e Gjirokastrës rrëshqitjet e dherave dhe vërshimi i ujërave kanë vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e mjeteve në rrugët kombëtare.

Mëngjesin e kësaj të shtune, qarkullimi i automjeteve në rrugën kombëtare Tepelenë–Gjirokastër, në vendin e quajtur Shkalla e Zezë, kryhet vetëm me një korsi, si pasojë e rrëshqitjeve të vazhdueshme të masiveve të dheut mbi trupin e rrugës.

Ndërkohë, aksi rrugor Përmet–Dogana e Tre Urave është i qarkullueshëm por me një sens lëvizje në hyrje të fshatit Petran. Rrëshqitjet e tokës kanë dëmtuar trasenë e rrugës, duke e bërë të domosdoshme kufizimin e qarkullimit për garantimin e sigurisë së përdoruesve.

Prania e ujërave mbi rrugën kombëtare Gjirokastër–Kakavijë ka bërë që Policia Rrugore të apelojë për rritjen e kujdesit dhe respektimin e sinjalistikës, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Gjatë natës, në territorin e qarkut ka pasur reshje shiu, të cilat vijojnë edhe ditën e sotme. Puna do të vazhdojë në të gjitha bashkitë për normalizimin e problematikave në qendrat urbane dhe hapjen e segmenteve të bllokuara në rrugët rurale.

Nga OSHEE bëhet me dije se mungon energjia elektrike në njësinë administrative Kurvelesh, bashkia Tepelenë, si dhe në Ballaban, bashkia Këlcyrë.

Sipas të dhënave zyrtare, niveli i lumit Vjosa, në pikëmatjen e Memaliajt, është poshtë kuotës 3.7 metra.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026