Mashtroi rojen e parkingut dhe mori një makinë, arrestohet 18-vjeçari në Tiranë

15 Janar 2026 | 10:30

Një 18-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet nëpërmjet mashtrimit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hajdar Hidri”, ku i riu ka mashtruar rojën e një vendparkimi, duke pretenduar se ai ishte pronari i një mjeti “Volkswagen Jetta”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, menjëherë pas njoftimit për vjedhjen organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit ku si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, u identifikua dhe u arrestua shtetasi A.L., 18 vjeç, banues në Tiranë.

Automjeti i vjedhur u gjet në fshatin Valias dhe u sekuestrua ndërsa materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

https://streamable.com/whbpo3
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qytetarët marshim në rrugët e Tiranës, protestë para komisariatit nr. 3: Lironi çunat (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të enjte ka nisur marshimi i qytetarëve. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e tyre...
21:59 | 02/07/2026

Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë

Gazetari Klevin Muka këtë të enjte ka lexuar një komunikatë në emër të grupit koordinues të protestës ku ka deklaruar se protesta e sotme para Parlamentit...
20:45 | 02/07/2026

Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar katër punonjës të Policisë së Shtetit në Shkodër, të dyshuar për “shpërdorim detyre”, në lidhje me largimin e...
19:50 | 02/07/2026