Ambasadori holandez takim me kreun e SPAK: Riafirmojmë mbështetjen tonë për sundimin e Ligjit

15 Janar 2026 | 17:16

Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos këtë të enjte ka zhvilluar një takim me kreun e ri të SPAK, Klodian Braho. Përmes një postimi në “Facebook”, ambasada holandeze ka ndarë pamje nga takimi.

Më tej në postim theksohet se ambasadori ka uruar Brahon për emërimin e tij në krye të SPAK. Gjithashtu gjatë takimit, Vos riafirmoi mbështetjen holandeze ndaj SPAK dhe sundimin e ligjit në vendin tonë.

“Sot, ekipi i Ambasadës sonë bëri një vizitë mirësjelljeje për të përgëzuar Kryetarin e ri të SPAK-ut, z. Klodjan Braho, për emërimin e tij dhe arritjet e institucionit.

Përmes projekteve tona MATRA, së bashku me bashkëpunimin tonë të fortë dypalësh, ne riafirmojmë mbështetjen tonë për SPAK-un dhe Sundimin e Ligjit në Shqipëri”, shkruan ambasada holandeze.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

VIDEO/ Momentet kur policët me rroba plazhi arrestojnë në Dhërmi Granit Pepnikën e call center-ave

Këto janë pamjet kur kapet “bosi” i call center-ave Granit Pepnika në Dhërmi, gjatë një operacioni të Policisë së Vlorës, ku efektivët e veshur me...
17:06 | 03/07/2026

Stuhi në Elbasan, shiu dhe breshëri shkaktojnë vështirësi në qarkullim (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka goditur pasditen e kësaj të premteje qarkun e Elbasanit, duke sjellë reshje intensive shiu, breshër dhe erëra të forta, të...
15:44 | 03/07/2026

Në kërkim ndërkombëtar në kuadër të dosjes së Call Centerave, arrestohet në Dhërmi Granit Pepnika

Sipas burimeve nga Policia e qarkut Vlorë sapo është arrestuar në Dhërmi Granit Pepnika. Pepnika ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të dosjes së...
15:06 | 03/07/2026