Salianji i përgjigjet Berishës: Askush nuk është mbi Kushtetutën e PD-së, partia ka nevojë për qartësi

16 Janar 2026 | 18:51

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka publikuar një status në rrjetet sociale pas deklaratave të Kryetarit të PD-së Sali Berisha, duke theksuar rëndësinë e respektimit të Kushtetutës së PD-së dhe nevojën për bashkim brenda partisë.

Në postimin e tij, i shoqëruar nga një foto dhe statuti i PD-së, Salianji shkruan se:

“Askush nuk është mbi Kushtetutën e Partisë Demokratike, të miratuar nga anëtarësia me votë! Mungesa e seriozitetit ndaj demokratëve të shumtë që mendojnë ndryshe është një gafë e rëndë.”

Ai shton se të gjithë pjesëmarrësit në takimet e tij janë “demokrat 24 karat” dhe se ata meritojnë respekt dhe mirënjohje. Salianji thekson nevojën për qartësi dhe për një PD fituese, duke vënë theksin te pritshmëria e demokratëve dhe qytetarëve shqiptarë për rotacionin pas 13 vitesh opozitë.

Ish-deputeti nënvizon gjithashtu rëndësinë e bashkimit të demokratëve dhe opozitës rreth PD-së:

“Ky qëllim është i parashikuar qartë në statut dhe më përgjegjësi në rast humbjeje dhe privilegje në rast fitoreje. Kushtetuta e demokratëve nuk ka as ‘vetpërjashtime’.”

Ai përfundon postimin duke siguruar se do të vazhdojë të përfaqësojë demokratët, duke respektuar vullnetin e tyre për bashkim dhe për një parti fituese, dhe fton demokratët të takohen me të të dielën në Lezhë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026