Altin Avdyli kallëzon penalisht kryetaren e Apelit të GJKKO-së, Saida Dollani
Ditën e sotme, Altin Avdyli ka kallëzuar penalisht për “shpërdorim detyre” kryetaren e Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Saida Dollani.
Në kallëzimin e tij, Altin Avdyli shprehet se relatorja e çështjes ka shpërdoruar hapur detyrën duke qëndruar me “forcë” në çështjen e tij dhe duke mos dhënë dorëheqjen ndonëse ka dhënë vendim më datën 03 Qershor 2021 për një pjesë të dosjes 339.
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati raporton se kallëzimi është depozituar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës nga avokati Renaldi Meka.
“Gjithashtu pjesë e kallëzimit janë edhe veprimet arbitrare të relatores znj. Dollani ndaj tij, që pavarësisht se kishte dy avokatë në sallën e gjykimit, duke mos dhënë asnjë shpjegim nuk i ka legjitimuar ata dhe duke vazhduar me avokat kryesisht, ‘sa për sy dhe faqe’ për të qenë në rregull procedurialisht dhe për të formalizuar një vendim të paracaktuar me herët! Kjo gjyqtare në emër të ligjit procedural, kryen pa ligjshmëritë, ku me arrogancën ballkanike shkel të drejtat me themelore të të pandehurve”, thuhet në dokument.
Gjithashtu, avokati Renaldi Meka ka depozituar një kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Saida Dollani nga trupi gjykues për këtë çështje, pasi sipas tij znj. Dollani me veprime aktive ka shkelur ligjin procedurial penal duke treguar njëanësi dhe duke dashur të “groposë” fatin e Altin Avdylit.
Altin Avdyli është arrestuar si pjesë e grupit të Avdylajve në tetor të vitit 2018.
Ai akuzohet për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve“, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Grupi i Avdylajve u godit asokohe nga Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
LEXONI GJITHASHTU:
Dosja 339, lëvizja e radhës e Altin Avdylit, kërkon përjashtimin e gjyqtares Shirka
Dosja 339 l GJKKO dënon grupin e Avdylajve, 125 vite burg për 17 persona
Banda e Avdylajve kërcënoi me jetë punonjësit e burgut 313-të
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë