Ngjarja tronditëse që e largoi nga alpinizmi, rrëfehet mes dhimbjes Lela: Humba një mik
Këtë të dielë në Interview me Mirela Milorin në Euronews Albania ka qenë i ftuar Alfred Lela, gazetari i njohur. Lela ndau si rrallë herë në emisionin e Milorit momentin e tij të vështirë, kur u plagos gjatë një ecjeje alpine në Munellë, ku një miku i tij humbi jetën.
“Kam pasur një moment shumë të vështirë në Pukë, në Munellë. Shumë të vështirë, midis Pukës dhe Mirditës, ku humba mikun tim të dashur Ndoc Mulaj dhe u plagosëm unë dhe Iliri. Ai ishte një moment i vështirë. E ndërpreva për 1 vit e gjysmë dhe vijova të kthehesha dalëngadalë. E mendova veten të humbur. Të ikur. Ajo ndjesia e shpejtësisë, e cila të kthehet në një pasqyrë të verdhë dhe ti e kupton që ke rënë. Janë shumë pak sekonda. Aty është ajo prekja që ti aty thua, që i thua vetes: ky është fundi. Ika përfundimisht. Fati ishte që rashë në degët e një pishe dhe më mbajti çanta”, -tha Lela.
“Skëndërbeu ka qenë mit për shqiptarët”, historiania Valentina Duka ‘skanon’ figurën e heroit
Opera e parë e shqiptare në Maqedoninë e Veriut, regjisori: Me “Skëndërbeun” donim të tregonim që ne vlejmë
Malaj tregon si e njohu Edi Ramën: Është viktimë e përbindshave të vetë
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet