Në kërkim ndërkombëtar nga UMNIK si pjesëtar të grupit kriminal në Kosovë, arrestohen dy persona në Tiranë

19 Janar 2026 | 08:50

Policia e Shtetit ka finalizuar këtë të hënë dy faza ttë operacionit të koduar “Operacionalja”, në kuadër të aksionit për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

“Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në Tiranë u ndaluan dy shtetas, R. B. dhe G. H., banues në kryeqytet. Të njëjtit ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi më 13 janar 2026, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të UNMIK/Kosovë lëshoi urdhër arresti ndërkombëtar ndaj tyre, si të dyshuar për “Pjesëmarrje ose organizim i grupit të strukturuar kriminal”, në fushën e trafikimit të qenieve njerëzore, sipas Kodit Penal të Kosovës.”-thuhet në njoftim.

Personat janë ndaluar me qëllim ekstradimin drejt autoriteteve të Kosovës, ndërsa punonjësit e policisë vijojnë procesin për finalizimin e procedurës së ekstradimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026