Të arrestuarit e SPAK për call center-at dalin para GJKKO-së për masat e sigurisë

19 Janar 2026 | 12:42

Të arrestuarit gjatë operacionit të SPAK kundër një grupi kriminal që vepronte përmes call center-ave duke mashtruar qytetarë italianë dhe europianë do të dalin këtë të hënë në orën 13:00 para Gjykatës së Posaçme për caktimin e masave të sigurisë.

Seanca e të hënës do të zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërsa gjyqtarja e masave është Flojera Davidhi.

Gjatë operacionit, janë arrestuar në flagrancë 6 persona me inicialet R.Gj., D.Q., E.Gj., E.M., R.P. dhe O.K., ndërsa për K.K., H.XH. dhe tre shtetas të tjerë janë lëshuar urdhra ndalimi, pasi dyshohen për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Tre organizatorët kryesorë të aktivitetit kriminal, të cilët bashkëpunonin edhe me partnerë italianë, vazhdojnë të jenë në kërkim.

Operacioni u organizua nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar gjatë fundjavës, duke goditur një grup kriminal që mashtronte qytetarë italianë dhe europianë përmes call center-ave, duke u paraqitur si kompani për investime në kriptomonedha.

Hetimi nisi pas paraqitjes së provave nga gazetarët italianë të emisionit investigativ “Le Iene”, të cilët kishin infiltruar një punonjës në call center dhe dorëzuan materialet përkatëse te agjentët e BKH.

Sipas SPAK, Qendra e Thirrjeve monitorohej jo vetëm nga sistemi i sigurisë, por edhe nga persona civilë të angazhuar për vëzhgim, të cilët dyshuan për veprimtari të dyshimtë.

Pas njoftimit të mundësisë së ndërhyrjes nga autoritetet, në orët e para të mëngjesit të 16 janarit, u ndërmor largimi i pajisjeve dhe boshatisja e ambienteve përpara aksionit.

Në kuadër të veprimeve hetimore janë ushtruar kontrolle në 28 ambiente, ku janë sekuestruar qindra pajisje kompjuterike, dokumente, sisteme monitorimi, servera, automjete luksoze dhe të tjera të përdorura nga autorët e dyshuar, përfshirë një Ferrari që dyshohet të përkiste organizatorëve të aktivitetit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026