Prokuroria e Përgjithshme mbyll verifikimin për gjyqtaren Irena Gjoka

20 Janar 2026 | 10:15

Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar verifikimin për gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Irena Gjoka, lidhur me deklarimet e saj në Formularin e Vetëdeklarimit të datës 22 prill 2016.

Procesi, i regjistruar më 8 maj 2024 në Sektorin e Dekriminalizimit të Prokurorisë me nr.40, nisi pas kërkesës së Komisionit të Zhvillimit të Karrierës në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe pretendimeve se Gjoka kishte fshehur probleme nga e kaluara në shtetin grek.

Sipas pretendimeve të ish-kryeministrit Sali Berisha, gjyqtarja ishte dënuar nga autoritetet greke dhe nuk kishte deklaruar këtë në formular për një incident të datës 24 dhjetor 2002 në pikën kufitare të Kakavijës, ku sipas tij ajo është konstatuar me dokumente udhëtimi të falsifikuara.

Pas kryerjes së të gjitha verifikimeve brenda dhe jashtë vendit, Prokuroria miratoi rezultatet dhe i përcolli ato në Këshillin e Lartë Gjyqësor, organi përgjegjës për vlerësimin e kushteve të ndalimit sipas ligjit nr.138/2015 dhe vendimit të Kuvendit nr.17/2016.

Burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme konfirmojnë se ky organ nuk ka kompetencë vendimmarrëse. Sipas nenit 183/2015, vendimi mbi kushtet e ndalimit i takon Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ). Bashkë me vendimin autentik, Prokuroria i ka përcjellë KLGJ-së edhe vendimin autentik të arkivimit të prokurorit grek lidhur me dënimin, për shkak të mos-ekzekutimit.”

Në të njëjtën kohë, SPAK po zhvillon hetime për këtë rast në një procedim penal pa emër.

Irena Gjoka ka gjykuar dosje të rëndësishme që përfshijnë politikanë, zyrtarë të lartë dhe personazhe të krimit të organizuar, duke e bërë këtë proces një verifikim me interes të lartë publik.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë së Përgjithshme

“Mbi bazën e kërkeses së Komisionit të Zhvillimit të Karrierës në Këshillin e Lartë Gjyqësor, më datë 08.05.2024 në Sektorin e Dekriminalizimit të Prokurorisë së Përgjitshme është regjistruar me nr.40 procesi per verifikimin e thelluar të deklarimeve të bëra në Formularin e Vetëdeklarimit date 22.04.2016, për subjektin Irena Gjoka (Shpata, Maneku), gjyqtare në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pas kryerjes së të gjitha verifikimeve të mundshme brenda dhe jashtë vendit, më datë 19.01.2026, Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur miratimin e rezultateve të verifikimit, vendim të cilin po këtë datë ja ka përcjellë Këshillit të Lartë Gjyqësor si organ përgjegjës për verifikimin e kushteve të ndalimit në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, dhe Vendimit të Kuvendit nr.17/2016 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, thuhet në njoftim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026