Mbledhja e Byrosë së Kuvendit, Grupi Parlamentar i PD kërkesë Peleshit: Të jetë me dyer të hapura
Byroja e Kuvendit këtë të martë do të mblidhet lidhur me ankimin e deputetëve të Partisë Demokratike për përjashtimin e tyre. Mbledhja nis në orën 11:00.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike përmes një kërkese drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshit kërkojnë që mbledhja të jetë e hapur dhe të jenë të pranishme mediat.
“I Nderuar Z. Kryetar, Në cilësinë e anëtarit të Byrosë së Kuvendit, në kuadër të transparences dhe interesit të opinionit publik, si dhe ndjeshmërisë së çeshtjeve për diskutim, kërkoj që mbledhja e sotme e Byrosë së Kuvendit, në orën 11:00, të zhvillohet me praninë e mediave dhe gazetarëve”, shkruhet në kërkesën e Këlliçit.
Komisioni i Etikës në dhjetori pas kërkesës së PS-së, përjashtoi me 30 ditë 6 deputetë të Partisë Demokratike. Deputetët e përjashtuar janë Belind Këlliçi, Flamur Noka, Elda Hoti, Fidel Kreta, Albana Vokshi dhe Klevis Balliu.

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus